LAJMI I FUNDIT:

Evra thotë se dëshironte ta grushtonte Suarezin pas fyerje raciste që ia bëri në takimin e Unitedit me Liverpoolin

Evra thotë se dëshironte ta grushtonte Suarezin pas fyerje raciste që ia bëri në takimin e Unitedit me Liverpoolin

Patrice Evra më në fund ka zbuluar se çfarë ndodhi mes tij edhe Luis Suarezit në përballjen që u zhvillua në mes të Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në vitin 2011.

BBC kishte hyr në detaje për përleshjen në mes të francezit dhe uruguaianit, derisa hetimet e Federatës së Futbollit të Anglisë kishin treguar se ish-anëtari i The Reds e kishte fyer në baza racore mbrojtësin.


Anëtari aktual i Barcelonës në atë kohë ishte dënuar me 50 mijë funte, por përballja e nxehtë kishte vazhduar edhe në vitet e tjera.

Pas tetë vitesh nga incidenti, Evra ka dhënë një intervistë për Daily Mail për t’i zbuluar detajet e fjalosjes.

“Nuk e di nëse Suarez është racist. Nuk e njoh familjen e tij. Nuk e di të kaluarën e tij. Por, racizmi është duke u rritur ndjeshëm nëpër botë dhe në atë ditë kishte fyerje raciste”, ka thënë francezi që pak ditë më parë u pensionua nga futbolli.

Patrice Evra: Luajta me një copë të mishit të pulës në këmbë, pas saj nënshkrova me Manchester Unitedin
Lexo po ashtu Patrice Evra: Luajta me një copë të mishit të pulës në këmbë, pas saj nënshkrova me Manchester Unitedin

“Unë nuk e urrej atë. Asnjëherë nuk e kam urryer atë. Dëshiroja ta grushtoja në atë kohë, por që ta urrejë dikë është e pamundur”, ka shtuar më tej Evra.

Duket se tani francezi nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Suarezin, por që raportet e tyre natyrisht se nuk qëndrojnë mirë edhe kësaj dite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori