LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Do të jemi të bashkuar sot, nuk do të ua bëjmë qefin tyre që duan të na shohin copa

Osmani: Do të jemi të bashkuar sot, nuk do të ua bëjmë qefin tyre që duan të na shohin copa

Delegatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar para fillimit të Kuvendit Zgjedhor.

Ajo para mediave ka thënë se të gjithë delegatët e LDK-së duhet të jenë të bashkuar.


“Të gjitha përpjekjet e mija do të jeni që të jemi të bashkuar sot, dhe nuk do të ua bëjmë qefin atyre që duan të na shohin copa”, ka thënë Osmani para mediave, transmeton Telegrafi.

E pyetur se a do të jetë kandidate e mundshme e partisë për kryeministre në zgjedhjet e ardhshme, ajo ka thënë se nuk do të kërkojë asnjë pozitë.

“Vendimet për Qeverinë e ardhshme, do të ndërmerren kur të zgjedhën strukturat e partisë”, pohoi ajo.

Osmani tha se strukturat e reja të Lidhjes Demokratike duhet të bëjnë ndryshime.

“Shpresoj që angazhimi i të gjitha delegatëve të jetë drejt bashkimit, sepse bashkë jemi fitues ndërsa të ndarë ua sigurojmë fitoren kundërshtarëve”, deklaroi Osmani.

Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, pritet të fillojë pas pak minutash. Gjithsej Lidhja Demokratike e Kosovës ka 355 delegatë.

Theksojmë se Isa Mustafa është duke udhëhequr partinë që nga viti 2010.

Ndryshe, Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së do të jetë i mbyllur për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori