LAJMI I FUNDIT:

Guardiola konfirmon se Sane mund të largohet nga City, rriten shanset për Bayernin

Guardiola konfirmon se Sane mund të largohet nga City, rriten shanset për Bayernin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar se e dëshiron qëndrimin e Leroy Sanes në Etihad Stadium, por nuk do ta ndalojë gjermanin nëse e kërkon largimin.

Anësori 23-vjeçar ka kaluar tri vite te kampioni i Ligës Premier, pasi u transferua nga Schalke në vitin 2016, por tani është afër largimit.


Reprezentuesi i Gjermanisë ka fituar deri më tani gjashtë trofe me skuadrën angleze, përfshirë dy tituj të ligës, mirëpo nuk ka luajtur standard, sidomos në sezonin e kaluar.

“Ajo që [drejtori i futbollit] Txiki [Begiristain] më dërgoi dy ose tre javë më parë, [i thash atij] se [një marrëveshje kontraktuale] ishte mjaft afër. Tani nuk është. Tani është pak më ndryshe. Këtu është”, ka thënë Guardiola kur u pyet për Sanen.

“Unë nuk jam i vetëdijshëm për thashethemet. Unë dua lojtarë që duan të qëndrojnë. Lojtari nuk më tha asgjë, ky është realiteti”.

Man City i vendos çmim Sanes
Lexo po ashtu Man City i vendos çmim Sanes

“Nëse troket në derë dhe thotë se dëshiron të largohet, ne do të flasim me klubin. Ne dëshirojmë që ai të qëndrojë këtu sepse ne përpiqemi të zgjasim kontratën për më shumë se një vit”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll.

Bayerni thuhet se është afër transferimit të Sanes, mirëpo Manchester City po kërkon më shumë se 100 milionë euro, derisa bëhet e ditur se marrëveshja mund të mbyllet në vlerën e 85 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori