LAJMI I FUNDIT:

IKSHP: Të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara nga ethet e minjve, zbulimi i vonshëm mund t’i bllokojë veshkat

IKSHP: Të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara nga ethet e minjve, zbulimi i vonshëm mund t’i bllokojë veshkat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të pasur kujdes ndaj etheve të minjve.

Përmes njoftimit për media kanë njoftuar se këtë vit, një pacient është në gjendje të rëndë dhe se po merr trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Në sqarimin e IKSHP për telegrafin kanë sqaruar se ethet e minjve janë sëmundje virale, të cilat barten sipas tyre, përmes minjve dhe mund të jenë të rrezikshme nëse qytetarët nuk i përmbahen higjienës, e masave parandaluese.

“Të gjitha grupmoshat janë të rrezikuara nga ethet e minjve”, kanë theksuar nga IKSHP.

Duke folur për masat parandaluese nga ethet e minjve, nga IKSHP kanë thënë se ato masa janë:

1. Pengimi i futjes së brejtësve në shtëpi dhe stane.
2. Ruajtja e ushqimit nga ekskretet e brejtësve.
3. Përpunimi termik i artikujve ushqimor të dyshimtë
4. Frytet e pyllit mos të konsumohen pa u pastruar
5. Djathit të freskët t’i shtohet kripë dhe mos të konsumohet si i freskët nëse dyshohet se është   kontaminuar
6. Gjatë punës në fushë të punohet me maska nëse vërehet shtim të brejtësve
7. Larja e duarve me ujë dhe sapun te kosarët dhe punëtorët tjerë të fushës para ngrënies
8. Mos hidhni mbeturina kudo
9. Të bëhet klorimi i ujit të pijes
10. Zhdukja e vatrave natyrore të brejtësve
11. Dezinfektimi i sipërfaqeve të kontaminuara nga ekskretet e brejtësve.

Fatmirësisht trajtimi i sëmundjes sipas IKSHP, bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në qoftë se paraqiten me kohë.

“Po qe se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë, atëherë paraqiten komplikime, e që mund të rezultojë në bllokimin e veshkave”, kanë njoftuar për Telegrafin nga IKSHP./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori