LAJMI I FUNDIT:

Para se t’i lyesh, përgatiti flokët me këto dy mënyra

Para se t’i lyesh, përgatiti flokët me këto dy mënyra

Edhe pse i lyejmë flokët prej shumë kohësh, shumë nga ne ulen te karrigia e floktarit pa u përgatitur siç duhet më parë

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për dyshimet që kemi kohë pas kohe për ngjyrën, por edhe për faktin që flokët kanë nevojë për përgatitje.

Për të pasur rezultatet që dëshirojmë, është më mirë të bashkëpunojmë me parukieren.


Do të ishte ideale të shkonin në sallon me flokët e përgatitur për sulmin e produkteve kimike që çdo ngjyrues shkakton. Ja si t’i përgatisim:

Këshilla 1. Përdor vaj kokosi, katër ditë para bojës

Nëse dëshironi t’i hapni flokët, pra të kaloni nga një nuancë më e mbyllur në një më të hapur, mund t’i parapërgatisni 4 ditë para se të shkoni në parukeri me një maskë me vaj kokosi.

Vaji i kokosit ka një efekt të shëndetshëm në flokë. Edhe më mirë nëse përdorni vaj të pastër dhe organik.

Aplikojeni 4 ditë para bojës, lëreni një natë të tërë dhe në mëngjes, hiqeni duke e larë një ose dy herë me shampon.

Këshilla 2. Mos i lani flokët tri ditët e radhës

Pas maskës me vaj kokosi, mos i lani më flokët, por shkoni me flokë të papastër prej tri ditësh.

Kjo është një mbrojtje natyrale për flokët dhe lëkurën e kokës. Nga maska me vaj kokosi lëkura e kokës nuk do të acarohet aq lehtë nga produktet kimike, duke i mbrojtur dhe reduktuar efektin e bojës në flokë.

Sigurisht, mund të bëni një maskë edhe nëse nuk keni ndërmend të hapni ngjyrën e flokëve. Vetëm mirë bën.

Nëse flokët janë të yndyrshëm dhe nuk mund të qëndroni tri ditë pa i larë, bëjeni maskën aq ditë përpara sa flokët mund të rezistojnë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Shtoi në peshë dhe tani ecën me krenari e zhveshur: Vajza e Madonnas nuk i dorëzohet konkurrencës

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshilla për prindër
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç

Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç

Këshilla për prindër
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Shtatzëna
Kalo në kategori