LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Dafina Dauti konfirmon lidhjen e re me këngëtarin Tafil Kurtishi

Ekskluzive: Dafina Dauti konfirmon lidhjen e re me këngëtarin Tafil Kurtishi
Dafina Dauti dhe i dashuri i saj i ri

Këngëtarja e njohur, Dafina Dauti, është shumë e pëlqyer për këngët e saj dhe është vazhdimisht aktive me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Ndonëse është “e ndjekur” nga mediat rreth jetës së saj profesionale, jo rrallë herë anash ka ngelur edhe jeta e saj private.

Dafinën e kemi njohur gjithmonë si një nënë beqare, e cila krahas muzikës i është përkushtuar shumë rritjes së vajzës së saj, Elizabetës.


https://www.instagram.com/p/BxCWM44Hqpr/

Në kaq shumë vite, duke mos pasur kohë për një lidhje – gjërat tanimë kanë ndryshuar.

Ka tash e sa kohë që këngëtarja Dauti po përflitet se është në lidhje me këngëtarin Tafil Kurtishi – lajm ky i cili po del të jetë i vërtetë.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë gjë e ka konfirmuar vet artistja në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, duke thënë se është e lumtur tashmë që ka krijuar një lidhje të re.

“Është përfol dhe me të drejtë. Po, është e vërtetë, po e them për herë të parë për ju. Ka disa muaj që unë dhe Tafili jemi në lidhje dhe jemi shumë të lumtur bashkë dhe shumë falënderues që kemi gjetur njëri-tjetrin”, tha Dafian Dauti për Telegrafin.

Dafina Dauti dhe i dashuri i saj i ri, Tafil Kurtishi (Foto: Dafina Dauti/Instagram)

Tutje, në vazhdimësi Dafina ka bërë të ditur se si erdhi deri te takimi i parë me Tafilin, i cili duket të ketë qenë një moment shumë romantik në një qytet bregdetar.

“Jemi njoftuar në Shëngjin. Kemi qenë bashkë në një mbrëmje muzikore, pasi që të dy jemi këngëtarë. Më pas, kemi pasur edhe mbrëmje tjera bashkë dhe kemi pasur mundësi akoma më shumë të njihemi më mirë dhe sot ja ku jemi, dy të dashuruar”, ka thënë tutje Dafina.

Tashmë që mes dyshes ka një lidhje serioze, fansat me të drejtë mund të pyesin nëse është në planet e afërta një martesë?

Për Telegrafin, Dauti tregoi se ende nuk është gati ta veshë vellon e bardhë, dhe se këtë gjë po ia lë kohës.

“Këtë gjë nuk e di. Ne jemi duke e përjetuar dashurinë çdo ditë e më shumë dhe nuk e kemi menduar dasmën akoma. Por, nëse do ndodh, padyshim që do bëhet publike”, ka treguar tutje këngëtarja.

Dafina Dauti përndryshe vite më parë ka qenë edhe njëherë e martuar, ndërsa me ish-bashkëshortit ruan raporte miqësore vetëm sa i përket rritjes dhe edukimit të vajzës. /Telegrafi/

Dafina Dauti shoqërohet me të dashurin e ri në mbrëmje të ndryshme muzikore (Foto: Dafina Dauti/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori