Lëvizja Besa: Kërkojmë formimin e Komisionit për reforma në drejtësi
Nga partia opozitare Lëvizja Besa kërkojnë formimin e Komisionit për reforma në drejtësi, ku në këtë komision do të merrnin pjesë ga një përfaqësues ekspert të lëmisë në sferën juridike nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga atje thonë se Maqedonia e Veriut ndodhet në një moment kritik si nga aspekti ekonomik ashtu edhe në aspektin politik. Vizitat e miqve ndërkombëtar dhe mesazhet e tyre drejtuar klasës politike në vend dëshmuan qartë se duhet bërë edhe shumë për të përshpejtuar reformat në vend. Fakti që gjithë porositë nga eksponentë të lartë të Bashkimit Evropian janë në drejtim të reformave në gjyqësor dhe vendosjen e fatit të Prokurorisë Publike Special, dëshmon se një nga arsyet pse Maqedonia e Veriut nuk mori datën e paralajmëruar në Qershor të këtij viti është pikërisht ngecja në reformat e gjyqësorit.
“Që në Maqedoninë e Veriut kemi gjyqësor të politizuar, gjykata të partizuara, prokurori të korruptuar dhe sistem juridik përgjithësisht joprofesional, këtë e vërtetojnë gjitha raportet e institucioneve relevante ndërkombëtare, por më mirë po e vërtetojnë edhe skandalet e fundit që kanë përfshirë edhe Prokurorinë Speciale Publike”, thonë nga Lëvizja Besa.
Nga atje kërkojnë që sa më shpejt të formohet një Komision shtetëror për reformat në sistemin juridik qoftë nga Kuvendi apo kryetari i shtetit.
“Në këtë komision të marrin pjese nga një përfaqësues ekspert të lëmisë në sferën juridike nga Bashkimi Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga një përfaqësues të partive politike parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit, si dhe ekspertë dhe OJQ me ekspertizë nga sfera e sistemit juridik. Ky Komision do ketë për detyrë të ofrojë zgjidhje profesionale dhe efikase për reformën përfundimtare, të vëzhguar nga SHBA dhe BE. Nga konkluzat e këtij komisioni duhet të rrjedhë edhe procesi i “Vetingut” në gjitha instancat sistemit juridik”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles