Përderisa pritet thirrja për konsultime nga ana e presidentit të vendit për dalje nga situata e krijuar politike, Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron se shumë shpejt do të iniciojë shpërbërjen e Kuvendit. Nisma e tillë nuk përjashtohet gjatë kësaj jave, ani pse ata duan të respektojnë edhe procesin e zgjedhjeve të brendshme në LDK, që mbahen këtë fundjavë.
Në rast se ka vonesa nga ana e presidentit për fillim të konsultave me partitë politike, për tejkalimin e kësaj situate, atëherë Vetëvendosje do të iniciojë shpërbërjen e Kuvendit dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes, i tha Radio Kosovës se e rëndësishme është gatishmëria e partive politike për shkuarje në zgjedhje.
“Atëherë, nëse të gjitha partitë politike janë deklaruar për zgjedhje, pse të mos shkojmë me shpërbërjen e Parlamentit dhe krijimin e situatës për zgjedhje të reja sa më shpejt. Por në anën tjetër është edhe një subjekt tjetër politik i cili ka zhvillime të brendshme, ndoshta po supozoj dhe po mendoj personalisht se ishte dashur ta presim edhe reagimin e tyre, sepse ata në fund të kësaj jave kanë zgjedhje”, tha ai.
Por, pavarësisht zgjedhjeve të brendshme në LDK, inicimi për shpërbërje të Kuvendit mund të ndodhë edhe para 3 gushtit, thotë Selimi:
“Po mundet edhe para 3 gushtit, ne nuk e përjashtojmë, por në ditët në vijim ne do ta bëjmë një gjë të tillë”, tha ai.
E nga LDK-ja nuk u deklarua askush rreth idesë për shpërbërjen e Kuvendit, përderisa nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i ka thënë Radio Kosovës se janë të gatshëm për një gjë të tillë, ani pse beson se edhe konsultat do të fillojnë së shpejti:
“Jemi të gatshëm që të deklarohemi për shpërbërjen e kuvendit, sepse situata e krijuar kërkon urgjencë për ndryshimin e gjendjes”, tha ai.
Kurse Shqipe Pantina, nga PSD-ja, tha se Lëvizje Vetëvendosje tash një vit flet për shkarkim të qeverisë, por asnjëherë nuk e ka ndërmarrë një nismë të tillë.
Ajo i tha Radio Kosovës se po presin nëse do të ketë thirrje për konsulta nga ana e presidentit, në të kundërtën do të shkojnë me shpërbërje të Kuvendit:
“Ne nuk jemi për deklarata populiste e pompoze, kur e dimë që nuk janë të realizueshme, ne po presim presidentin nëse ai do ta arrijë një pajtueshmëri fillimisht me partitë e koalicionit PAN, sepse ata e kanë të drejtën për të prezantuar edhe një kandidat të ri, edhe pse është vështirë që të gjendet votëbesimi, përveç nëse AAK dhe Lista Serbe pajtohen, nëse jo, ne, edhe në koordinim me subjektet e tjera në Kuvend, besoj se do ta arrijmë pajtueshmërinë dhe ta çojmë vendin në zgjedhje sa më parë”, tha ajo.
E kjo javë shihet si përcaktuese, nëse do të ketë konsulta me presidentin, apo deputetët me dy të tretat e votave, ta shpërbëjnë Kuvendin, në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së Haradinajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit