LAJMI I FUNDIT:

Bekteshi: Nga viti i ardhshëm kompanitë e Maqedonisë do të mund të konkurrojnë në tenderët në Evropë

Bekteshi: Nga viti i ardhshëm kompanitë e Maqedonisë do të mund të konkurrojnë në tenderët në Evropë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, njoftoi se vitin e ardhshëm kompanitë e Maqedonisë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në tenderët për blerjet publike të shpallura në 35 vendet anëtare të Evropës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Deri më tani, Maqedonia nuk ka përmbushur kriteret e zakonshme dhe kompanitë vendase nuk kanë të drejtë të konkurrojnë në thirrjet publike jashtë Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të jetë një sfidë e re për kompanitë e Maqedonisë që të jenë sa më konkurruese që të jetë e mundur. Besoj se deri në fund të vitit vendi ynë do të bëhet nënshkrues i marrëveshjes me Organizatën Botërore të Tregtisë. Unë kam folur tashmë me kryetarin e kësaj organizate, Roberto Azavedo, i cili na ka thënë se tashmë i kemi përfunduar përgatitjet tona”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se në seancën e Qeverisë u miratua plani veprimit me inspektorët për luftë të përbashkët kundër ekonomisë së zezë.


“Ligjet që kemi miratuar, tashmë japin rezultatet e tyre në një proces që përfshin më shumë se 10 institucione”, tha Bekteshi./Telegrafi/