LAJMI I FUNDIT:

Dybala pranon transferimin te Tottenhami?

Dybala pranon transferimin te Tottenhami?

Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala thuhet se ka rënë dakord të transferohet te skuadra angleze e Tottenham Hotspur.

Skuadra londineze ka dalë si pretendentë i habitshëm për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas pas fillimit të negociatave me gjigantët italianë.

Deri tani ishte menduar që Dybala, 25 vjeç, dëshironte të qëndronte në Torino dhe të provonte se mund të luante një rol të madh për klubin që shkonte përpara.


Por, ky pozicion ka ndryshuar pasi ylli i Argjentinës ka mbajtur bisedime me menaxherin e Juventusit, Sarri, për të ardhmen e tij.

Sipas gazetës torineze Tuttosport, Dybala është i hapur për të bërë një lëvizje prej 90 milionësh te Tottenham pas mbajtjes së bisedimeve me Sarrin.

Megjithëse Sarri ka pohuar publikisht se mund të shohë Dybalas në një rol më të avancuar si një nëntësh i rremë, duket se Dybala është më pak i bindur. /Telegrafi/