LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon udhëheqësin e EULEX-it, biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit

Thaçi takon udhëheqësin e EULEX-it, biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot U.D. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Sipas njoftimit për media, Thaçi u shpreh se EULEX mbetet i rëndësishëm për Kosovën dhe se ka sjellë përvojë të mirë për institucionet e Kosovës.


“Kemi bashkëpunim të mirë me EULEX-in. Institucionet e Kosovës kanë përfituar nga përvoja me EULEX-in”, ka thënë ai.

Ndërkaq U. D Shefi i EULEX-it, Bernd Thran, ka thënë se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, në përputhje me mandatin.

Në njoftim thuhet se Thaçi ka thënë se EULEX është mision i suksesshëm dhe Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me të./Telegrafi/