LAJMI I FUNDIT:

Befason Marcelo: Neymari është më i mirë se Hazardi

Befason Marcelo: Neymari është më i mirë se Hazardi

Marcelo e ka lavdëruar bashkëlojtarin e ri, Eden Hazard, por sipas tij bashkëkombësi i tij, Neymar, është më i mirë.

Neymar u bashkua me Paris Saint-Germain nga Barcelona në vitin 2017, por ylli i Brazilit është lidhur me një largim nga francezët gjatë gjithë verës.


Real Madridi tashmë ka bërë disa nënshkrime të mëdha si Eder Militaon, Luka Jovicin, Rodrygo Goes dhe Ferland Mendy këtë afati kalimtar, por nënshkrimi më i madh i klubit është ish- sulmuesi i Chelseat, Hazard.

Marcelo: Ardhja e Neymarit te Real Madridi do të ishte kënaqësi
Lexo po ashtu Marcelo: Ardhja e Neymarit te Real Madridi do të ishte kënaqësi

Sipas mbrojtësit Marcelo, ylli belg ka cilësinë që të konsiderohet ndër më të mirët në botë nëse vazhdon me ritmin e tij të tanishëm, por Neymar është më i mirë për të.

“Eden është një lojtar i madh”, ka thënë fillimisht Marcelo në një intervistë për gazetën Marca.

Marcelo dhe Hazard në stërvitje të Real Madridit

“Një lojtar me cilësi të madhe dhe, ashtu si Neymar, ka kualitetin që të jetë në pesë të parët”.

“Ai është mbresëlënës, nuk mund t’i krahasosh ata, por Neymar është më i mirë për mua”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Marcelo dhe Neymar Jr (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori