LAJMI I FUNDIT:

Kasami në takim me Mickoskin: Pushteti nuk ka kapacitet për procesin euro-integrues

Kasami në takim me Mickoskin: Pushteti nuk ka kapacitet për procesin euro-integrues

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Arijanit Hoxha, sot ka realizuar takim me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Siç njoftojnë nga partia opozitare maqedonase, kryetarët e të dy partive janë dakorduar që në të ardhmen të vazhdojnë me takime të tilla, me qëllim që të japin impuls në forcimin e ambientit demokratik dhe luftës së përbashkët kundër pushtetit aktual, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në takim është biseduar edhe për gjendjen aktuale politike, për integrimet strategjike ët Maqedonisë, si dhe shfrytëzimin e potencialeve për bashkëpunim”.


“Është konstatuar se pushteti aktual e ka bllokuar procesin integrues, që duhet të përshpejtohet me reforma kyçe, të cilat deri tani nuk janë realizuar. Në kuadër të takimit është theksuar se ekzistimi i korrupsionit mbetet problemi kyç, si dhe janë hapur dyshime për krim të strukturave udhëheqëse të pushtetit, si dhe anomali dhe mungesë të vullnetit për vendosjen e sundimit të së drejtës”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Për këtë takim është deklaruar edhe vetë Lëvizja Besa.

Në takim u bisedua për ngjarjet politike në vend si dhe për situatën e përgjithshme sociale-ekonomike në shtet. Dy subjektet politike u dakorduan që Qeveria aktuale nuk ka kapacitet ta udhëheq procesin e rëndësishëm të euro integrimeve, për atë shkak më se e nevojshme është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dy palët u dakorduan që takime të këtilla publike të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori