LAJMI I FUNDIT:

“El Chapo” u dënua me burg të përjetshëm, familja fillon një biznes me lejen e tij – dhe SHBA mund të mos jetë në gjendje të bëjë asgjë

“El Chapo” u dënua me burg të përjetshëm, familja fillon një biznes me lejen e tij – dhe SHBA mund të mos jetë në gjendje të bëjë asgjë

Të mërkurën, bosi i drogës meksikane, Joaquin “El Chapo” Guzmán u dënua me burgim të përjetshëm, pesë muaj pasi një gjykatë amerikane e dënoi atë për akuza duke përfshirë trafikun e drogës, komplote dhe përdorimin e armëve të zjarrit.

Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm një ditë më parë, Alejandrina Gisselle Guzmán Salazar, që besohet të jetë vajza më e madhe e Guzmanit, paraqiti zyrtarisht një linjë modeli të quajtur sipas babait të saj, “El Chapo 701”, në Guadalajara, kryeqyteti Jalisco.

Siç thuhet, numri 701 i referohet rangut të Guzmán-it i mbajtur dikur në listën e Forbes nga njerëzit më të pasur në botë.


Dikur krenohej për arratisjet spektakolare nga burgjet, tani El Chapo do ta kalojë pjesën tjetër të jetës prapa grilave - dënohet me burgim të përjetshëm
Lexo po ashtu Dikur krenohej për arratisjet spektakolare nga burgjet, tani El Chapo do ta kalojë pjesën tjetër të jetës prapa grilave - dënohet me burgim të përjetshëm

Si me shumicën e të dënuarve të pasur, qeveria amerikane dëshiron që Guzmán ti konfiskohen disa pasuri – zyrtarisht 12.7 miliardë dollarë.

Një linjë e modës, duke përfituar nga fama e një prej narkodilerëve më të njohur në botë, do të ishte një “bankë e përsosur”, por qeveria amerikane ka të ngjarë të mos jetë në gjendje të ndalojë biznesin, sipas ish-zyrtarëve amerikanë.

“Nuk ka asgjë të vërtetë që qeveria mund të bëjë për të”, ka thënë për Business Insider, Duncan Levin, një ish avokat amerikan i cili u përqendrua në pastrimin e parave dhe konfiskimin e pasurisë.

Dëshmia tronditëse: El Chapo i mallkonte, torturonte dhe i vriste armiqtë – njërin prej tyre urdhëroi të varrosej i gjallë
Lexo po ashtu Dëshmia tronditëse: El Chapo i mallkonte, torturonte dhe i vriste armiqtë – njërin prej tyre urdhëroi të varrosej i gjallë

Një avokat këtë javë tha se El Chapo 701 është në pronësi të Alejandrina, vajzës së Guzmanit me gruan e tij të parë, María Alejandrina Salazar Hernández. Produktet Alejandrina të paraqitura në Guadalajara përfshinin xhaketa, kapele, rripa, kuleta, këpucë dhe çakmakë.

Ndryshe thuhet se në mars, Guzmán autorizoi përdorimin e emrit dhe nënshkrimit të tij nga kompania “El Chapo Guzmán: JGL LLC” – emri i të cilit i referohej emrit të tij të plotë, Joaquin Guzmán Loera – që drejtohet nga gruaja e tij 29 vjeçare, Emma Coronel Aispuro. Ai mori leje të veçantë për të nënshkruar dokumentet në qelinë e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv

Sulm raketor rus në Ukrainë, goditen objektet kritike të infrastrukturës në Lviv

Evropa
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
OBSH dyshon se në Tanzani është shfaqur sëmundja vdekjeprurëse Marburg, raportohet për tetë të vdekur

OBSH dyshon se në Tanzani është shfaqur sëmundja vdekjeprurëse Marburg, raportohet për tetë të vdekur

Afrika
Parashikohen erëra të forta, Los Anxhelos përballet me “rrezik ekstrem zjarri”

Parashikohen erëra të forta, Los Anxhelos përballet me “rrezik ekstrem zjarri”

Amerika
Kalo në kategori