LAJMI I FUNDIT:

Shtatë arsye pse Barcelona nuk ka nënshkruar me De Ligt: Nga pagat e tij, te Raiola, dëshira dhe dobësitë që i ka holandezi

Shtatë arsye pse Barcelona nuk ka nënshkruar me De Ligt: Nga pagat e tij, te Raiola, dëshira dhe dobësitë që i ka holandezi

Barcelona e donte atë, por në fund Matthijs de Ligt vendosi të nënshkruante për Juventusin.

19-vjeçari ka kaluar në Torino dhe ka disa arsye pse ai nuk u bashkua me ish- shokun e tij të Ajax , Frenkie de Jong në Camp Nou.


Marca i ka renditur shtatë arsye pse marrëveshja nuk është arritur.

1. Paga e tij

Barcelona nuk donte ta ofronte atë lloj page që i ofronte lojtarit Juventusi.

Agjenti i tij Mino Raiola kërkonte 12 milionë euro në vit për klientin e tij dhe Barcelona tha jo.

2. Komisioni i Raiolas

Nuk është e lehtë të merresh vesh me Raiolën, sidomos kur ai dëshiron përqindje në transferim dhe klubi katalanas nuk ishin të gatshëm të paguajnë shumën që ai po kërkonte.

3. Ka mjaft lojtarë mbrojtës të qendrës

Barcelona nuk po e ndiqte De Ligtin nga nevoja, pasi ata tashmë kanë disa opsione në atë pozitë. Gerard Pique, Clement Lenglet, Samuel Umtiti dhe Jean-Clair Todibo janë pjesë e Barcelonës.

Fakti që ata nuk kishin absolutisht nevojë për të nënshkruar me një qendërmbrojtës do të thotë se ata në fund të fundit u thanë jo kërkesave të tij dhe të agjentit.

4. Në klub mendojnë që ai duhet ende të përmirësohet

Fakti që disa në klub mendonin se De Ligt ende ka disa aspekte të lojës së tij për t’i përmirësuar, gjithashtu bëri që lëvizja të mos bëhet.

5. Dëshira e lojtarit

Në rastin e De Jong , ai ishte shumë i etur për të ardhur në Barcelonë dhe të gjithë njerëzit në klub ishin të entuziazmuar me etjen e tij.

De Ligt , nga ana tjetër, nuk ishte aq i emocionuar me idenë e bashkimit me Barcelonën, dhe përfundimisht nuk e bëri.

6. Nënshkrimi potencial i Neymarit

Nuk ka para të mjaftueshme për të nënshkruar me të gjithë, kështu që fakti se ka mundësi për të nënshkruar me Neymarin, gjithashtu ndaloi ndjekjen e holandezit.

7. Qëndrueshmëria e Juventusit

‘Lojtari më i mirë i ri i vitit 2018’ zgjidhet nga gazeta torineze Tuttosport dhe që nga ai moment u bë kontakti i parë.

Nga atëherë, Juventusi ka qenë këmbëngulës dhe, në fund të fundit, ata ia kanë arritur ta marrin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori