LAJMI I FUNDIT:

Messi dhe Argjentina kërkojnë shfuqizimin e kartonit të kuq, por ekziston frika për suspendim dyvjeçar

Messi dhe Argjentina kërkojnë shfuqizimin e kartonit të kuq, por ekziston frika për suspendim dyvjeçar
Reagimi i Lionel Messit pas kartonit të kuq (Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Lionel Messi dhe Federata Argjentinase e Futbollit kanë kërkuar që t’i hiqet kartoni i kuq kundërthënës nga Copa America, mirëpo ekziston frika se ai mund të dënohet shumë më gjatë në lidhje me deklaratat e tij për korrupsion në turneun jugamerikan.

Superylli i futbollit u përjashtuar nga loja pas një përplasjeje me Gary Medel (i cili po ashtu u përjashtua) në ndeshjen kundër Kilit në gjysmëfinale, ku edhe u eliminua përfaqësuesja e tij.

Më pas, Brazili fitoi në finale, teksa në deklaratat e tij, ikona e Barcelonës theksoi se gjithçka ishte rregulluar që Selecao ta fitonte turneun.


(Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Tash gazeta argjentinas, La Nacion, njofton se Messi ka nënshkruar një letër nga federata e vendit të tij duke kërkuar nga COMMEBOL që t’ia konvertojë kartonin e kuq (të parin që nga viti 2005) në të verdhë.

Nëse kartoni i kuq qëndron, atëherë Argjentina kërkon suspendim vetëm për një ndeshje, që do të thoshte se 32-vjeçari do të mungonte vetëm në miqësore kundër Kilit që zhvillohet më 3 shtator në Los Angeles.

Mirëpo, gazeta spanjolle AS raporton se Messi mund të suspendohet nga futbolli ndërkombëtar (me kombëtaren) deri në dy vite për shkak të ofendimit të Federatës së Futbollit Jugamerikan.

Federata e Argjentinës është ankuar për parregullsi, mirëpo shpresa kryesore e tyre është që t’i mundësohet yllit kryesor që të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2022 që fillojnë në muajin mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi

La Liga
E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

E paimagjinueshme se si mbrojtësi i Anglisë arriti ta bënte këtë ndërhyrje nga vija e portës

Përfaqësueset
Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

Kush është Alvaro Carreras, i riu që po 'çmend' Realin, Barçën, Unitedin dhe shumë gjigantë evropianë

La Liga
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Adama Traore lë zbuluar Pep Guardiolan në bisedën që kishin mes tyre

Adama Traore lë zbuluar Pep Guardiolan në bisedën që kishin mes tyre

Premier League
Kalo në kategori