LAJMI I FUNDIT:

Prorektori i Universitetit të Pejës: Me Fakultetin e Biznesit kemi traditën më të gjatë në Kosovë, mos akreditimi padrejtësi

Prorektori i Universitetit të Pejës: Me Fakultetin e Biznesit kemi traditën më të gjatë në Kosovë, mos akreditimi padrejtësi

Prorektori i Universitetit të Pejës, Ibish Mazreku, ka thënë se vendimi për mos akreditimin e Universitetit “Haxhi Zeka“ nuk ka qenë i drejtë dhe thotë se do të ankohen për këtë vendim.

Mazreku, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se heqja e akreditimit për Universitetin e Pejës ka qenë e papritur për shkak të pozicionit aktual që ka institucioni.


Ai ka thënë se Universiteti “Haxhi Zeka” ka marrë akreditim për të gjitha programet që ka aplikuar për akreditim, por për nivelin institucional nuk kanë marrë akreditim.

Prorektori i Universitetit të Pejës ka thënë se zyrtarja e ANKA është sjellë shumë keq në raport me personelin arsimor për çka thotë se kanë bërë ankesë.

“Nuk kemi plan të shkojmë te Kryeministri por nëse nuk aprovohet ankesa jonë do të shkojmë në gjykata”.

Mazreku thotë se janë të bindur se e drejta është në anën e Universitetit të Pejës, por thotë se institucionet do të vendosin kush ka të drejtë.

Ai ka thënë se ky institucion ka qenë i vetëdijshëm që një ditë do të sfidoheshin nga institucionet për të kërkuar edhe nivelet e tjera të studimit, siç janë magjistratura dhe doktoratura.

“Ne kemi filluar me fakultetin që ka traditën më të gjatë në Kosovë. Fakulteti i Biznesit në Pejë është i themeluar nga viti 1960”.

Prorektori i Universitetit të Pejës ka thënë se “Haxhi Zeka” i ka kapacitetet për të qenë universitet.

“Në vitin 2012 ndoshta nuk kanë qenë kapacitetet për të qenë universitet pasi kanë qenë 9 profesorë [me titullin doktor], ndërsa sot i kemi dhjetëfishin e tyre”, tha Mazreku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori