LAJMI I FUNDIT:

Macron i cilësoi Kosovën dhe Serbinë si dy shtete fqinje, mediat në Serbi nuk e transmetuan këtë deklaratë

Macron i cilësoi Kosovën dhe Serbinë si dy shtete fqinje, mediat në Serbi nuk e transmetuan këtë deklaratë

Deputeti i pavarur në Parlamentin e Serbisë, Gjorgje Vukadinoviq, siç raporton e përditshmja serbe Danas, thotë se asnjë gazetë ditore në Serbi nuk e kanë shënuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ka thënë se Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe se duhet ndihmuar që një gjë e tillë të bëhet realitet, e lidhur me këtë sipas tij nuk ka reaguar as kreu i shtetit.

Gazetat ditore sipas Vukadinoviq nuk i kanë transmetuar fjalët e Macronit, sigurisht nga dëshira që të mos prishen marrëdhëniet dhe atmosfera pozitive gjatë vizitës së tij në Serbi, transmeton Telegrafi.

Kjo lloj autocenzure e mediave dhe kreu të shtetit, sipas deputetit të pavarur serb Vukadinoviq është shumë e dëmshme dhe joproduktive.


Vukadinoviq ka thënë se MPJ-ja në Serbi në këtë rast do të duhej të reagonte, sepse sipas tij muaj më parë në Paris gjatë vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, nuk i ishte dhënë hapësirë e merituar nga ana e protokollit shtetëror francez.

Haradinaj komenton vizitën e Presidentit Macron në Beograd
Lexo po ashtu Haradinaj komenton vizitën e Presidentit Macron në Beograd

Ai ka thënë se Macron do të duhej t’i kërkonte falje Vuçiqit për trajtimin në Paris, si dhe për atë se si ka folur që Kosova dhe Serbia janë dy shtete fqinje.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me vizitën e presidentit Macron në Beograd, ka thënë se falënderon atë për sinqeritetin e tij kur ka folur për Kosovën dhe Serbinë.
“E falënderoj Presidentin Macron për sinqeritetin e tij kur ka thënë se Kosova dhe Serbia janë shtete evropiane. Është parë qartë një dëshirë e Presidentit Macron që t’i ofrojnë dy popujt, apo mi rikthy ndjenjat e mira mes popujve, dhe u pa investim i madh në këtë drejtim”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh

Lajme
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
“Dinozauri” që pret të ringjallet nga shteti, a ka të ardhme transporti hekurudhor në Kosovë?

“Dinozauri” që pret të ringjallet nga shteti, a ka të ardhme transporti hekurudhor në Kosovë?

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Kalo në kategori