LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski për vizitë zyrtare në Slloveni

Pendarovski për vizitë zyrtare në Slloveni

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër dhe pasnesër do të realizoi vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Nga Kabineti i presidentit Pendarovski thonë se në Lubjanë do pranohet me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti slloven Borut Pahor. Të dy presidentët kanë planifikuar të mbajnë një takim teta-tet, me çka do të pasojë një takim plenar në mes të dy delegacioneve.


Presidenti Pendarovski do të takohet të martën me kryetarin e Kuvendit Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan dhe kryeministrin slloven Marjan Sharec.

Në Lubjanë, presidenti Pendarovski do të mbajë një ligjëratë në Institutin Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit me temën “E ardhmja e Maqedonisë së Veriut-Si të përshpejtohet integrimin në BE”./Telegrafi/