LAJMI I FUNDIT:

Milevski: Procesi i decentralizimit duhet të vazhdojë

Milevski: Procesi i decentralizimit duhet të vazhdojë

Me ftesë të kryetarit të Asociacionit të njësive të vetëqeverisjes lokale (BNJVL) Petre Shilegov, në seancën e njëmbëdhjetë të Këshillit drejtues të BNJVL-së, ishte i pranishëm edhe ministri i ri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski. Në takim, ai u njoh me qëndrimin e përgjithshëm të autoriteteve lokale në drejtim të ndërmarrjes së aktiviteteve të mëposhtme për vazhdimin e decentralizimit në vend dhe përfundimin e tyre deri më 1 janar 2020.

Ministri Milevski informoi se në bisedimet me Kryeministrin kur mori pozitën e Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale ata konfirmuan pikëpamjet se procesi i decentralizimit duhet të vazhdojë në fushat në të cilat janë krijuar kushtet, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëri dhe funksionalitet më i madh financiar i komunave.


“Nga përvoja ime personale, si ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, mendoj se ekziston me të vërtetë vend për ndryshime serioze në financim, si dhe në organizimin e vetëqeverisjes lokale. Duke pasur parasysh se ka vullnet që një pjesë të kompetencave të caktuara të transferohen nga 1 janari 2020, periudha tjetër është një punë intensive, e cila kërkon më shumë efikasitet nga të gjithë ne”, tha Milevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori