Drejtoria e Inspeksionit ka ndërmarrë një aksion përgjatë rrugëve “Vëllëzërit Dragaj”, “Mbretëresha Teutë” dhe “Shemsi Ahmeti”, me ç ‘rast kanë bërë largimin e të gjithë shitësve ambulant të cilët operonin jashtëligjshëm duke bërë shitjen e produkteve ushqimore në hapësirat publike, pra në trotuare.
Në një njoftim për media thuhet se ky aksion është zhvilluar me asistencë të Policisë së Kosovës, duke ndihmuar në lirimin e trotuareve dhe krijimi i kushteve për qarkullimtë lirë.
“Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, i cili ishte i pranishëm gjatë këtij aksioni theksoi se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, e cila po e vështirëson qarkullimin e lirë të qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave (pemë dhe perime) të cilat ishin të vendosura pa leje në hapësirat publike, përkatësisht trotuareve.
Gjithashtu Drejtoria e Inspeksionit, bënë të ditur se ndaj të gjitha subjekteve të papërgjegjshme, që nuk e respektojnë rendin dhe ligjin, do të iniciohet procedurë të parapara me ligjet në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare