LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski në takim me Erdoganin: Turqia së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO

Pendarovski në takim me Erdoganin: Turqia së shpejti do ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në NATO

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në kuadër të pjesëmarrjes në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sarajevë, sot ka realizuar takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovsklit, në takim është shprehur kënaqësi për partneritetin mes dy vendeve dhe për trendin pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si në planin politik, po ashtu edhe në ato ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Këmbimi tregtar mes dy vendeve është në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2018 ka qenë 505 milionë dollarë, ndërsa të dy presidentët kanë potencuar se bashkëpunimi ekonomik mund të rritet në interes të të dy vendeve”.

“Bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime dhe informacione për gjendjen në të dy shtetet dhe në rajon. Në kontekst të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, Pendarovski pret që Kuvendi i Turqisë së shpejti ta ratifikojë protokollin për anëtarësim në Aleancë, pasi u miratua në Komisionin kuvendar për Politikë të Jashtme”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Ndërsa Erdogan ka thënë se Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e plotë të Turqisë për anëtarësim në BE dhe NATO, duke shtuar se protokolli për në NATO së shpejti do të ratifikohet në Kuvendin e Turqisë.

Në takimin e sotëm, Pendarovski e ka ftuar Erdoganin për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa e njëjta është pranuar nga presidenti turk./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori