LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Brazilit, Tite: Messi duhet të tregojë më shumë respekt

Trajneri i Brazilit, Tite: Messi duhet të tregojë më shumë respekt
Lionel Messi (Foto Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Brazilit, Tite, ka thënë se Lionel Messi duhet të tregojë më shumë respekt, pas eliminimit nga Kupa e Amerikës.

Pasi ylli i Barcelonës hodhi akuza se ‘Selecao’ po ndihmohen nga gjyqtarët dhe ishin të përfshirë në korrupsion, trajneri brazilian ka thënë se 32-vjeçari duhet ta pranojë humbjen dhe të tregojë respekt.


Brazili e eliminoi Argjentinën në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, për ta fituar kështu në natën e 7 korrikut trofeun më të çmuar në Amerikën Latine ndaj Perusë.

Tite (Foto: Getty Images/Guliver)

“Atë që unë e trajtova si të jashtëzakonshëm, si jashtëtokësor, duhet të ketë më shumë respekt dhe të pranojë kur të humbë”, ka thënë Tite pas ndeshjes kur është pyetur për Messin.

Brazili mposht Perunë dhe e fiton Kupën e Amerikës pas 12 vitesh
Lexo po ashtu Brazili mposht Perunë dhe e fiton Kupën e Amerikës pas 12 vitesh

“Ne ishim dëmtuar (nga gjyqtarët) në disa ndeshje. Ne luajtëm korrekt kundër Argjentinës gjatë gjithë kohës. Unë jam i sinqertë, ai ka nxitur presion të madh për shkak të reputacionit të tij”, ka shtuar më tej trajneri.

Ndërkohë që ishte i pakënaqur me sjelljen e Messit, Tite pranoi se kapiteni argjentinas nuk duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq ndaj Kilit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori