LAJMI I FUNDIT:

El Shaarawy po e kompleton transferimin në Kinë

El Shaarawy po e kompleton transferimin në Kinë
Stephan El Shaarawy (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Stephan El Shaarawy do të fluturojë nesër (7 korrik) për në Kinë për t’i kompletuar testet mjekësore te Shanghai Shenhua, raporton Sky Sport Italia, pasi romakët pranojnë marrëveshjen prej 18 milionë eurosh.

Është raportuar sot se marrëveshja është arritur, por eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, tani deklaron se transferimi do të përfundojë brenda 24 orëve.


Egjiptiano-italiani do të fluturojë në Kinë të dielën për testet mjekësorë  dhe të nënshkruajë kontratën trevjeçare.

Stephan El Shaarawy (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Ai do të fitojë 15-16 milionë euro në vit, ndërsa Roma do të marrë 18 milionë euro duke përfshirë bonuset që lidhen me paraqitjet e lojtarit.

Sulmuesi 26-vjeçari u ble nga Milani për një total prej 14.4 milionë eurosh në janar të vitit 2016, pas huazimit që kishte kaluar në Monaco.

El Shaarawy pranon transferimin në Kinë, për një vit te Shanghai do të fitojë më shumë se sa ka fituar te Roma për tri vite e gjysmë
Lexo po ashtu El Shaarawy pranon transferimin në Kinë, për një vit te Shanghai do të fitojë më shumë se sa ka fituar te Roma për tri vite e gjysmë

El Shaarawy kishte paraqitje të jashtëzakonshme në sezonin e kaluar, duke arritur të shënojë 11 gola në 28 paraqitje.

Megjithatë, kontrata e tij do të skadonte në qershor të vitit 2020 dhe Roma nuk e kishte ndërmend ta rinovojë kontratën me ‘Faraonin’, kështu që duhej ta shesë në këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori