LAJMI I FUNDIT:

Milani edhe më larg transferimit të Lovrenit

Milani edhe më larg transferimit të Lovrenit
Dejan Lovren (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Milani po vazhdon bisedimet për Dejan Lovren, por oferta është 15 milionë euro dhe Liverpooli dëshiron të paktën 25 milionë euro.

Sipas ekspertit të transferimeve të La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, drejtorët e klubeve u takuan përsëri me agjentë dhe ndërmjetës të premten.


Është duke u shikuar një transferim mjaftë i vështirë, sepse Liverpool kërkon 25 milionë euro për qendërmbrojtësin 30-vjeçar dhe Rossonerët aktualisht janë duke ofruar vetëm 15 milionë euro.

Agjenti i Lovrenit arrin në Itali për bisedime me Milanin
Lexo po ashtu Agjenti i Lovrenit arrin në Itali për bisedime me Milanin

Për më tepër, paga e tij është 4.5 milionë euro në vit, e cila është shumë më tepër se sa kanë ofruar pronarët e Milanit prej 2.5 milionë euro.

Negociatat vazhdojnë për mbrojtësin kroat, por një marrëveshje duket e pamundur. Jurgen Klopp nuk e dëshiron më Lovrenin në Anfield, e që kjo mund t’u jap pak shpresë italianëve. /Telegrafi/