Rruga Gjakovë-Qafë Morinë-Tropojë do të mbajë emrin e Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme, në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, të cilit iu dha edhe titulli qytetar nderi i Tropojës.
Presidenti Ilir Meta i shprehu mirënjohjen bashkive të Tropojës dhe të Gjakovës, që i kanë vendosur kësaj rruge emrin e “Eliot Engelit”.
“Kudo, në të gjithë botën se kam ndjerë kujdesin e përpjekjet e tij për njohjen e Kosovës. Sot, në praninë e tij dua të theksoj diçka shumë të thjeshtë: Nuk ka forcë në botë, që të vendosë në diskutim aleancën shqiptaro-amerikane! U përpoq komunizmi për pesëdhjetë vite, të shuante çdo ndjenjë pro-amerikane, por ja që nuk ia arriti dot, për shkak se historia e dy vendeve dhe kombeve tona është shumë e thellë dhe është e pa rrezikuar, pavarësisht se intrigat asnjëherë nuk do të përfundojnë, për t’i përçarë shqiptarët, në emër “gjoja” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, tha Meta.
Eliot Engel u shpreh se: “Aleanca mes popullit shqiptar dhe atij amerikan gjithmonë do të sjellë fat”.
“ Unë ua them miqve të mi në Nju-Jork dhe Uashington, se mund të udhëtosh anembanë botës si amerikan, por askund nuk do të trajtohesh aq mirë se sa nga miqtë tanë shqiptarë”.
Pas kësaj ceremonie, Presidenti së bashku me Kongresmenin Engel, vendosën në shenjë respekti, një buqetë me lule, te shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.
“Sa herë vij në Tropojë nuk mund të mos ndaloj para shtatores së liderit të Lëvizjes Studentore dhe mikut tim të Dhjetorit ’90, Heroit të Demokracisë dhe Pluralizmit në Shqipëri, Azem Hajdari”, tha presidenti Meta.
Por pak përpara vendosjes së luleve tek monumenti Azem Hajdarit, e bija, Rudina Hajdari, publikoi një mesazh ku thoshte:
“ Zoti President dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti, në Tropojë, duke u hequr si pro-Amerikan të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti, që fëmijët e tu nuk janë këtu, se kështu urdhëroi Partia. Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo”./Tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City