LAJMI I FUNDIT:

Arjen Robben shpall pensionimin në moshën 35 vjeçare

Arjen Robben shpall pensionimin në moshën 35 vjeçare
Arjen Robben . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Arjen Robben ka njoftuar së është pensionuar nga futbolli në moshën 35 vjeçare. Holandezi i kaloi pothuajse dy dekada në kulmin e futbollit evropian, duke luajtur me klube të mëdha si PSV, Chelsea, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Ai lëshoi ​​një deklaratë të enjten pasdite, ka i ka njoftuar fansat e futbollit me pensionimin e tij.


“Unë kam qenë duke menduar shumë gjatë javëve të fundit. Siç të gjithë e dinë, kam marrë kohë për të marrë një vendim të informuar për të ardhmen time pas ndeshjes së fundit me Bayern Munchen”.

Arjen Robben kur luante me Holandën. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Unë [kam] vendosur për t’i dhënë fund karrierës sime si futbollist profesionist”.

“Është pa dyshim vendimi më i vështirë që unë e kam marr në karrierën time. Ishte një vendim ku “zemra” dhe “mendja” u përplasën. Prandaj do të ndalem përfundimisht, por është mirë në këtë mënyrë”,, ka shkruar Robben.

Karriera 19-vjeçare e Robben filloi në Groningen në vitin 2000.  Ai kaloi te PSV Eindhoven në vitin 2002, ku e fitoi Eredivisie.

Arjen Robben. (Photo by Christian Kaspar-Bartke/Getty Images for AUDI)

Ky ishte i pari nga 28 trofetë. Ai e ka fituar Ligën Premier dy herë me Chelsean, La Ligan një herë me Real Madridin dhe tetë tituj të Bundesligës ne Bayernin, ku e fitoi edhe një herë Ligën e Kampionëve.

Robben ka luajtur 96 ndeshje për Holandën ku ka shënuar 37 gola.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori