LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i Lukakut viziton zyrat e Interit: Klubi duhet të lëvizë, jo çdo tentativë mbyllet me sukses

Menaxheri i Lukakut viziton zyrat e Interit: Klubi duhet të lëvizë, jo çdo tentativë mbyllet me sukses
Romelu Lukaku . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorellos, ka qëndruar në zyrat e Interit ku takimi ka zgjatur rreth 40 minuta.

Menaxheri i sulmuesit belg tha se kishte ardhur në zyra e klubit, për të folur me Piero Ausilion dhe Beppe Marottan për të kuptuar situatën.

Ai e pranoi se është një operacion mjaft i vështirë, që edhe mund të mos realizohet me sukses.


“Nuk ka asnjë të re. Vetëm një sqarim me drejtorin sportiv, për të kuptuar më mirë situatën dhe më pas do të presim për vendimin që do të marrin ata”.

https://twitter.com/_FedeNerazzurra/status/1146474814661545984

“Kohët nuk i vendosim ne, por është e qartë që nëse lojtari duhet të blihet, atëherë duhet të lëvizin gjërat. Sa i përket çmimit, nuk e di çfarë kanë në mendje, pasi unë nuk i bëj llogaritë e numrave asnjëherë”.

“Interi po provon sigurisht, pasi është një objektiv i deklaruar, por në fund të fundit, jo çdo objektiv arrihet. Është gjithmonë mjaft e vështirë”, ka thënë Pastorello pasi doli nga zyrat e Interit.

Romelu Lukaku. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Klubi zikaltër dëshiron ta mbyll marrëveshjen për Lukakun para datës 7 korrik, kur nisin përgatitjet.  Manchester United ka refuzuar deri tani çdo ofertë të Interit.

Angelzët duan të negociojnë vetëm nëse futet në shkëmbim Milan Skriniar, ose paguhen 84 milionë euro, aq sa u ble lojtari nga Evertoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Liverpooli pritet të rikthehet me një ofertë të dytë në janar për top yllin e La Ligas

Premier League
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Milani ia vendos dy ndeshjet e mëdha si provë gjenerale Paulo Fonsecas

Serie A
Kalo në kategori