LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po bëhet gati që ta prezantojë Griezmannin në Camp Nou javën e ardhshme

Barcelona po bëhet gati që ta prezantojë Griezmannin në Camp Nou javën e ardhshme
Antoine Griezmann . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Barcelona shpreson të mbyll me kohë nënshkrimin me Antoine Griezmannin për ta prezantuar atë në Camp Nou të enjten, më 11 korrik.

Klauzola e lirimit të francezit nga Atletico Madridi ka rënë të hënën në shumën e 120 milionë eurove, por Barcelona kërkon të negociojë për një çmim më të ulët.

Antoine Griezmann . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Në klub tashmë janë duke punuar për prezantimin e tij, por kjo nuk është asgjë, pasi ata po përgatiten për nënshkrimin me lojtarin.


Frenkie de Jong do të prezantohet të premten, ndërsa portieri Neto të hënën ose të martën e javës së ardhshme, do të dal para tifozëve në Camp Nou.

Griezmann në aksion kundër Barcelonës . (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Nëse nënshkrimi me Griezmann do të mbyllet deri në fund të javës së ardhshme, ai do të bashkohet në stërvitje me shokët e tij të ri të skuadrës më 14 korrik. /Telegrafi/