LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu sërish e fton ministrin Tahiri për raportim lidhur me skandalin e rekrutimit të noterëve të rijnë

Haxhiu sërish e fton ministrin Tahiri për raportim lidhur me skandalin e rekrutimit të noterëve të rijnë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherit kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrje të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Albulena Haxhiu i ka dërguar një letër ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri për skandalin e rekrutimit të noterëve të rijnë.

Haxhiu këtë e bëri të ditur në një postim të saj në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se këtë letër ia ka dërguar si kërkesë e shumë kandidatëve që padrejtësisht janë përjashtuar nga ky proces.

Ajo po ashtu theksoi se ministri Tahiri përkundër refuzimit që të jetë i pranishëm për raportim në Komisionin për Legjislacion, e fton sërish ftesë që të marr pjesë javën tjetër.

“Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, refuzoi të jetë i pranishëm për raportim në Komisionin për Legjislacion. Edhe përkundër këtij refuzimi, ne sërish vendosëm ta ftojmë në raportim të martën tjetër. Por deri atëherë, lidhur me skandalin e rekrutimit të noterëve të rinj, ia dërgova këtë letër që është në fakt kërkesë e shumë kandidatëve që padrejtësisht janë përjashtuar nga ky proces”, ka shkruar deputetja Haxhiu në Facebook. /Telegrafi/