LAJMI I FUNDIT:

Adrien Rabiot flet si lojtar i Juves, tregon se kush e bindi të zgjedh italianët

Adrien Rabiot flet si lojtar i Juves, tregon se kush e bindi të zgjedh italianët

Adrien Rabiot ka zbuluar se Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo ishin fajtorët që e bindën të transferohet te Juvenusi.

Francezi tashmë ka përfunduar te klubi italian si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain.


Mesfushori ka luajtur me Buffonin te francezët sezonin e kaluar dhe mund të bashkohen sërish te klubi nga Torino.

“Ne kemi pasur disa kontakte me Juven në të kaluarën, por ishte një kohë tjetër në jetën time, një periudhë tjetër për mua”, shpjegoi 24-vjeçari.

“Tani ishte koha e duhur për mua që të vija këtu dhe për këtë jam këtu. Duhet t’ju them se në sezonin e kaluar kam folur shumë me Gigin. Ne patëm rastin të flasim dhe më dha shumë sugjerime dhe këshilla. Sigurisht, kemi biseduar shumë për Juventusin, ai e njeh ekipin dhe klubin shumë mirë”.

“Natyrisht ai ishte personi më i mirë me të cilin mund të flisja për këtë. Mendimi ka rëndësi për mua. Ai më tregoi shumë gjëra interesante rreth Juventusit, se nëse doja të bëja përparim të mëtejshëm në karrierën time, do të ishte mirë të transferoja”.

“Unë shpesh e dëgjova atë, sepse më ofroi këshilla të mëdha. Ai më bëri të mendoj [për Juve] me kujdes dhe ishte bindës”.

Më pas francezi u pyet rreth perspektivës për të pasur në krah Ronaldon, “Sigurisht Ronaldo është një kampion i madh, siç janë shumë të tjerë, kështu që ka luajtur një rol në vendimin tim”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori