LAJMI I FUNDIT:

Caktohet takimi Neymar–Barcelona, lëvizjet e fundit do të jenë vendimtare

Caktohet takimi Neymar–Barcelona, lëvizjet e fundit do të jenë vendimtare

Rikthimi i Neymar te Barcelona, nuk është vetëm një rrëfim i bukur, pasi që kjo ka filluar të marr formë.  

Sipas asaj që shkruan “Esporte Interativo”, njëri ndër mediumet më të mëdha sportive në Brazil,  rikthimi i Neymar te Barcelona pritet të marrë rrugë nesër (e martë), kur pritet një përgjigje vendimtare nga klubi, për të parë nëse mund të mbyllet me sukses.


Babai i futbollistit brazilian, që ndodhet me pushime, do të udhëtojnë në Barcelonë për të takuar një të besuar nga klubi katalanas.

Presidenti i La Ligas, Tebas: Preferoj që Neymari të mos kthehet te Barcelona
Lexo po ashtu Presidenti i La Ligas, Tebas: Preferoj që Neymari të mos kthehet te Barcelona

André Cury është ai me të cilin do të diskutohet për kthimin e lojtarit të PSG në Camp Nou, sipas asaj që shkruan Esporte Interativo.

Cury është një nga më të besuarit e presidentit të Barcelonës, Bartomeu, dhe ishte i përfshirë në shitjen e Neymar te PSG, por edhe kur erdhi te katalunasit nga Santos.

Ai është personi që do t’i lidh palët dhe do t’i bashkojë pikëpamjet e palëve.

André Cury, i besuari i të dyja palëve

Neymar ka marrë vendimin për të lënë PSG, pavarësisht se ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe i ka thënë babait të tij se prioriteti i tij numër një është që të kthehet në Barça.

PSG e bleu për 222 milionë euro në verën e vitit 2017.

Sipas Esporte Interativo, PSG është e interesuar që të përfshirë disa lojtarë në këtë marrëveshje, dhe Dembélé ose Coutinho, janë opsione të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Ferdinand bën një parashikim të guximshëm për Euro 2024, i thotë Southgatet të bëjë tri ndryshime te Anglia

Përfaqësueset
Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Mario Mitaj dhe Medon Berisha, rekordmenët kuqezi në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Përfaqësueset
A mund të përsëritet

A mund të përsëritet "Skandali i Gijonit" apo "Biskota" siç njihet ndryshe nga italianët në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori