LAJMI I FUNDIT:

Point Retail Park në Shkup do të jetë kënaqësi për çdo vizitor

Point Retail Park në Shkup do të jetë kënaqësi për çdo vizitor

Shkupi dhe Maqedonia për herë të parë do të kenë Retail Park. Nga kompania Ali Tobako që është investuese në këtë projekt të quajtur Point Retail Park thonë se ky do të jetë një përjetim unik për të gjithë, sepse bëhet fjalë për një koncept krejtësisht të ri dhe të ndryshëm për një qendër tregtare. Point Retail Park zë një sipërfaqe neto prej 9 500 m2, do të ketë 300 vende për parkim, kurse sipas investuesve do të jetë një atraksion i vërtetë për të gjithë vizitorët, kurse sipas tyre pritet ta vizitojnë nga i gjithë rajoni. Biseduam me Ali Qailin investuesin dhe pronarin e Point Retail Parkut.

Ali Qaili, pronar i Point Retail Park

Si ju lindi ideja për hapjen e Retail Park?
E dimë se tek ne rrallë kush vendos që të bëjë diçka të re, inovative, diçka më ndryshe nga ajo që jemi mësuar?
Ideja për investim në një koncept të ri si Retail Park erdhi pikërisht nga kjo që e thatë ju. Agjenti ynë ekskluziv FORTON MKA, i cili që nga fillimi është me ne bëri një fizibiliti studim ku pa se zgjidhja më e mirë dhe më e arsyeshme për këtë pjesë të Shkupit është të bëjë Retail Park. Diçka që tek ne nuk e kemi, diçka që është e panjohur. Donim të bënim diçka ndryshe për qytetarët tanë, të kënaqen diku ku deri tani kanë pasur mundësi ta shijojnë vetëm në shtetet fqinje. Jemi të lumtur që Shkupit dhe Maqedonisë i mundësuam për herë të parë të kenë një Retail Park. Point Retail Park do t’u mundësojë vizitorëve kënaqësi maksimale në aktivitetet e përditshme duke ofruar një numër të madh përmbajtjesh. Një koncept i tillë është kudo i zhvilluar në botë, por sidomos në Evropë dhe në rajon, dhe është diçka që i ka munguar Shkupit që të pozicionohet në vendin më të lartë në rajon.


Momente nga intervista me Ali Qailin nga Point Retail Park

Pse emri Point? Për se e përdorët pikërisht këtë emër?
Emri Point u përzgjodh nga disa emra që i kishim parasysh në periudhën e kaluar. Point është pikë, qëllim, drejtim dhe disi ishte më i miri për ne.

Cilat brende do t’i shohim në Point?
Në Point vizitorët do të kenë kënaqësinë të bëjnë shoping në brende të ndryshme si LC Waikiki, Sport Vision, KFC, JYSK, NEPTUN, Zegin, Sara Fashion, LTB, Parfumeritë Schatze, Sporteks, KRSH, D – Pajisje sportive etj. Gjithashtu në Point Retail Park do të ketë restorant ekskluziv, supermarket KIT-GO, banka, kënd lojërash dhe dyqan për fëmijë me sipërfaqe prej 2500 m2. Një falënderim të veçantë për agjentin tonë ekskluziv lizing FORTON MKA/CUSHMAN&WAKEFIELD, i cili arriti ta mbushë me brende cilësore nga shteti dhe jashtë, si dhe që është me ne prej nga fillimi.

Pjesë se si do të duket Point Retail Park

Me çfarë do të kënaqen vizitorët?
Në Point Retail Part është paraparë të ketë përmbajtje për çdo gjeneratë nga më të vegjlit deri te më të moshuarit. Arritëm të sigurojmë dyqane cilësore të cilat do të jenë tërheqëse për vizitorët tanë dhe që do t’ua mbajnë interesin. Parimi i punës së Retail parqeve kudo në botë është në bazë të Stop & Shop dhe shpesh vizitorë janë atë që udhëtojnë dhe ndalojnë për pushim, drekë, kafe, kurse njëkohësisht të bëjnë edhe shoping.

Point Retail Park pritet të sjellë vizitorë edhe nga jashtë kufijve të shtetit, si do t’ua tërheqë vëmendjen atyre?
Vëmendjen do t’ua tërheqë me siguri duke pasur parasysh se jemi Retail Parku i parë i cili do të ketë një numër të madh brendesh cilësore, si edhe një numër të madh përmbajtjesh për vizitorët. Siç thamë edhe më sipër parku ynë do të ketë hapësirë për relaksim tërëditor, por edhe për realizim të shpejtë të nevojave tuaja. Ofertën të cilën do t’ua mundësojmë vizitorëve do të jetë me të vërtetë interesante për të gjithë rajonin.

Pjesë se si do të duket Point Retail Park

Po i përfundoni edhe përgatitjet e fundit para hapjes zyrtare më 18 korrik, po cilat janë pritjet tuaja, në çfarë vendi do të pozicionohet Point Retail Parku?
Jemi të sigurt se Point do të jetë një vend ku do të vijnë një numër i madh njerëzish. Kemi paraparë një numër të madh aktivitetesh me të cilat do ta tërheqim vëmendjen e vizitorëve. Point do të jetë një ofertë e “full concept” dhe “shopping experience”. Por ajo që duam të theksojmë është fakti se ky investim do të kontribuojë në zhvillimin lokal dhe nacional të shtetit nëpërmjet punësimeve të mbi 200 njerëzve dhe duke pasur parasysh se investimin vlera e të cilit është rreth 9 milionë euro.

Artikull i sponsorisuar

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori