Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka dhënë detaje për përgatitjet dhe investimet e bëra nga kompania për sezonin e verës. Me këtë rast u tha se miliona euro janë bërë investime në pajisje por përgatitjet janë bërë edhe në aspektin e sigurisë, ku zyrtarët policor kanë nisur patrullimin me armë të gjata.
Pas prezantimit të pajisjeve, drejtori i Aeroportit të Prishtinës, “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk, tha se edhe këtë vit kanë filluar mirë në shifrat e rritjes së udhëtarëve, ku gjatë muajit korrik, pritet të kenë një rritje prej 20 përqind dhe kjo do të thotë se për herë të parë në historinë e Kosovës do të kenë 300 mijë udhëtarë brenda një viti.
“Sigurisht që këto rritje të vazhdueshme sjellin njëkohësisht edhe përgjegjësi të reja, meqenëse, duke pasur trafik nevojitet të kemi më shumë staf, më shumë bashkëpunim si dhe më shumë pajisje. Kolegët tanë të sigurisë do të iu njoftojnë për masat që ata kanë ndërmarrë, por në vitin e kaluar ne në komunitetin e sigurimit kemi diskutuar në lidhje masat shtesë që duhet ndërmarrë, duke pasur parasysh edhe rritjen e vazhdueshme të trafikut dhe këto pajisje që po i shiheni janë pajisje që kemi investuar me një buxhet afër 3 milionë dhe është rritur edhe kapaciteti i operimit me anë të këtyre pajisjeve dhe kemi investuar në shëlbimin tonë të IT-së në një shumë prej 600 mijë euro dhe të gjitha janë funksionale dhe çdo gjë bëhet në mënyrë digjitale, natyrisht përveç kësaj neve kemi për obligim që ta mbajmë edhe kapshmërinë e udhëtarëve në nivel të duhur sepse operacionalisht jemi ndër aeroportet më t ë suksesshme në Evropë”, tha ai, ku shtoi se për të mbajtur këtë nivel, ata duhet të investojmë në pajisje dhe në staf.
“Vitin e kaluar kemi pasur 2.2 udhëtarë, besojmë të arrijmë 2.5 milionë udhëtarë në vit, që është një numër i madh”, tha ai.
Komandanti i stacionit kufitar në Aeroport, Shpend Maliqi tha se presin një fluks të madh të udhëtarëve, diku brenda dy muajve rreth 600 mijë udhëtarë dhe si polici janë të përgatitur dhe kanë një plan operativ që ka filluar më 15 qershor dhe përfundon më 15 shtator.
“Ne jemi 24 orë me kapacitete 100 përqind dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo problemi dhe sfidë me të cilën ballafaqohemi. Gjithashtu iu njoftojë se për shkak të rritjes së masave të sigurisë dhe të numrit të udhëtarëve, ne kemi filluar patrullimin edhe me armë të gjatë që është një masë shtesë “, tha ai.
Ai shtoi se janë 105 zyrtarë policorë dhe pas kërkesës që kanë bërë shpresojnë që do të rritet numri i tyre. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i DASH, Kuvendi s’ka kuorum për projektrezolutën e opozitës
Fronti Europian për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Qytetarët të vendosin vet se si do të shfrytëzojnë të drejtën e votës
‘Çmontohet’ rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit