LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi nuk heq dorë nga Eriksen

Real Madridi nuk heq dorë nga Eriksen

Real Madridi duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi i Christian Eriksenit, edhe pse është raportuar se nuk zgjon më interesimin e tyre.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, familjarët e yllit të Tottenham Hotspurit kanë filluar kërkimet për të gjetur një shtëpi në kryeqytetin spanjoll.

27-vjeçari thuhet se i tërheq madrilenët jo vetëm për shkak të talentit të tij, por edhe për shkak të çmimit të ulët dhe profesionalizmit të treguar deri më tani në Ligën Premier.


Christian Eriksen (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Spurs, Daniel Levy, ka treguar në të kaluarën se nuk është një njeri që dorëzohet me lehtësi, por në avantazhin e madrilenëve është fakti se kontrata aktuale e danezit skadon pas një viti dhe klubi anglez nuk mund të rrezikojë ta humbasë atë me kosto zero pas 12 muajsh.

Lojtari e ka bërë të qartë prej kohësh dëshirën e tij për t’u transferuar në Bernabeu dhe tani u takon dy klubeve të arrijnë një marrëveshje.

Transferimi i tij te Los Blancos mund të mbyllet për një shumë rreth 110 milionë euro, ndërsa do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori