LAJMI I FUNDIT:

Dwayne Johnson flet haptas për depresionin

Dwayne Johnson flet haptas për depresionin
Dwayne Johnson (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for TIME/Guliver)

Dwayne Johnson, i njohur si ‘The Rock’, shumë shpejt është bërë një prej personaliteteve më të njohur në Hollywood, ndërsa së fundmi ka folur haptas në lidhje me depresionin.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin LorraineITV, ai ka folur në lidhje me vështirësitë gjatë përballjes me problemet mendore.

“Depresioni nuk bën diskriminime. Pavarësisht se kush jeni, çfarë bëni apo nga vini, ai nuk ju diskriminon. Të gjithë ne në një lloj forme kalojmë nëpër depresion. Nëse mund ta ndaj tregimin tim dhe t’i ndihmoj dikujt, më vjen mirë që po e bëj këtë”, ka thënë ‘The Rock’.


Dwayne Johnson (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for TIME/Guliver)

Ai ka shtuar se edhe meshkujt duhet të jenë më të hapur kur është fjala për problemet mendore, kur janë të frikësuar, të lëndueshëm dhe në situata të ngjashme.

Historia e problemeve të depresionit të Johnson kishin nisur me përpjekjen e nënës së tij për të bërë vetëvrasje, kur ai ishte 15 vjeçar.

“Dhimbja dhe lufta janë reale. Të gjithë kalojmë nëpër depresion, të gjithë në mënyrën tonë. Më është dashur shumë kohë që ta kuptoj këtë, por e rëndësishmja është se nuk kam frikë që të flas haptas. Ne meshkujt kemi tendencë që ta mbajmë depresionin në vete. Nuk jeni vetëm”, ka theksuar aktori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe

Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe

Magazina
Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Loredana lexon letrën nga Jozi për Shën Valentin, banorja tejet e zhgënjyer nga fjalët

Magazina
Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit

Magazina
“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

Magazina
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Kalo në kategori