LAJMI I FUNDIT:

Shelly Finkel sqaron thashethemet lidhur me kundërshtarin e ardhshëm të Deontay Wilder

Shelly Finkel sqaron thashethemet lidhur me kundërshtarin e ardhshëm të Deontay Wilder
Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Victor Decolongon/Getty Images/Guliver)

Bashkëmenaxheri i Deontay Wilder, Shelly Finkel, i ka përgënjeshtruar spekulimet se boksieri amerikan do të tërhiqet nga rimeçi me Luis Ortiz për t’u përballur me Tyson Furyn në fund të këtij viti.

Kampioni i WBC-së në muajin e kaluar deklaroi se do të ndeshej me Ortiz gjatë këtij viti, porse akoma nuk është konfirmuar data dhe vendi i meçit.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, pas asaj përballjeje do të ndodhë dueli me Furyn (që po ashtu do të jetë një rimeç), i cili pritet të ndodhë në shkurt ose mars 2020.


Të gjitha lajmet nga Deontay Wilder
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Deontay Wilder

Mirëpo, bashkëpromovuesi i Wilderit, Bob Arum, ka deklaruar se ‘Gypsy King’ është i gatshëm të ndeshet me amerikanin më herët. Madje, promovuesi i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, shkoi një hap më tej duke thënë se Deontay nuk do të rrezikojë humbjen nga Ortiz, porse do ta kërkojë duelin me Tysonin, i cili në këtë vit do t’i sillte shumë para pavarësisht rezultatit.

Deontay Wilder në duelin ndaj Luis Ortiz (Foto: Getty Images/Guliver)

“Siç qëndrojnë gjërat dhe ashtu siç iu ka thënë Deontay Wilder tifozëve, do të ndeshemi me Luis Ortiz. Pastaj do të përballemi me Tyson Furyn”.

“Nuk e di pse po bëhet kjo pyetje, por meçi i radhës i Deontayt, meçi jonë i radhës është ndaj Ortiz. Pas tij do të vijë rimeçi kundër Furyt”, ka sqaruar Finkel për World Boxing News. /Telegrafi/