Përdorimi i drogës nga të rinjtë mbetet shqetësuese, madje ka zvogëlim të moshës së përdoruesve në dhjetë vitet e fundit. Derisa policia vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti ka arrestuar 725 persona për trafikim me substanca narkotike.
Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë, është në një nivel shqetësues, madje ka një zvogëlim të moshës së përdoruesve.
Deri para 10 vitesh, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës ka qenë 21,4 vjeç, kurse këtë vit është 16,2 vjeç.
Drejtori i qendrës rehabilituese të përdoruesve problematikë të drogës, “Labyrinth”, Safet Blakaj ka thënë se këtë e ka shkaktuar qasja e lehtë e të rinjve në substanca narkotike.
“Këtë e ka bërë qasje e lehtë te marihuana ose diskutimet rreth marihuanës për legalizim ose si lloj medikamenti. Mendoj se trendi gjithandej Evropës është ai që ka ndikuar më së shumti të përhapur përdorimi edhe te të rinjtë në Kosovë”, tha Safet Blakaj për RTV Dukagjinin.
Sipas Blakajt, ka ndryshuar edhe përqindja e numrit të përdoruesve të gjinisë femërore.
“Përdorimi i drogave ka qenë dominant te meshkujt. Deri në vitin 2010 vetëm 7.6 për qind e përdoruesve të drogave kanë qenë femra, ndërkohë situata po ndryshon. Kur është fjala për llojet e drogave marihuanë dhe kokainë, përqindje e femrave që përdorin këto droga është në rritje e sipër”, shtoi më tej Safet Blakaj, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, sipas statistikave policore vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë arrestuar 725 persona për raste të trafikimit me droga dhe janë konfiskuar 520 kg marihuanë dhe 3 kg heroinë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit