LAJMI I FUNDIT:

David Silva pas dhjetë vjetëve te City: Ky është sezoni im i fundit

David Silva pas dhjetë vjetëve te City: Ky është sezoni im i fundit

David Silva ka konfirmuar se do të largohet në sezonin e ardhshëm nga Manchester City.

Mesfushori spanjoll tashmë ka mbushur dhjetë vjet paraqitje te gjigantët e Ligës Premier, ku ka fituar katër kampionate, dy FA Cup dhe katër Kupa të Ligës.


“Kjo është e fundit”, futbollisti konfirmoi për të përditshmen britanike, Daily Mail, dhe më tutje shtoi “Dhjetë vjet për mua janë të mjaftueshme. Është kohë e përkryer”.

Silva në momentin e golit

“Fillimisht me klubin kam folur për dy vjet, por vendosa të nënshkruaja një tjetër kështu që arrita në dhjetë vjet. Përfundon cikli, është një shifër e bukur e rrumbullaksuar, nuk mund ta shoh veten duke luajtur kundër Citizens. Kështu që 10 vjet – kjo është ajo!”, shtoi ai.

Silva më tutje deklaroi se dëshiron të kalojë më shumë kohë jashtë fushave të blerta me familjen dhe miqtë.

Ndryshe, 33-vjeçari më parë ka luajtur te skuadra e Valencias si dhe në formë huazimi te Eibar e Celta Vigo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori