Takimi i fundit i delegacioneve për bisedime teknike të Kosovës dhe Serbisë në Berlin javën e shkuar, duket që nuk i ka pëlqyer dy partive (PSD-së dhe NISMA-s), kryetarët e të cilave kryesojnë Ekipin negociator të Kosovës, e që nuk ishin të pranishëm në këtë takim.
Lidhur me këtë në medie kanë qarkulluar informatat se Partia Socialdemokrate dhe Nisma Socialdemokrate po planifikojnë të lënë udhëheqjen e Ekipit negociator për bisedime teknike me Serbinë.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se ditëve në vijim pritet të këtë takime të strukturave për dialogun, ku do të diskutohet për Delegacionin Shtetëror dhe qëndrimin apo jo në të.
Sipas saj, PSD ende nuk ka marrë vendim për dalje nga delegacioni.
“Partia Socialdemokrate nuk ka marrë vendim për dalje nga delegacioni. Ditëve në vijim pritet të këtë takime të strukturave për dialogun, ku do të diskutohet për Delegacionin Shtetëror dhe qëndrimin apo jo ne këtë të fundit, duke u bazuar në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur dhe posaçërisht duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi kompetencat e Delegacionit Shtetëror. Partia Socialdemokrate është në delegacion për shkak të kompetencave, rrjedhimisht nuk qëndron në delegacion pa to”, ka thënë ajo.
Telegrafi ka kontaktuar edhe zyrtarë të NISMA-së, për të marrë një përgjigje lidhur me këtë, por nuk kanë qenë të qasshëm.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se takimi i delegacioneve teknike të Kosovës dhe Serbisë në Berlin javën e shkuar, nuk ka qenë i fshehtë.
Ai ka theksuar se edhe pse takimi ishte mbajtur larg syrit të publikut e pa paralajmërim, ka qenë takim i ftuar nga ekip i kancelares gjermane Angela Merkel dhe se s’ishte sekret e i fshehtë.
“Ka qenë takim i ftuar nga Merkel, për ekipet teknike. Mund të thuhet konfidencial, i punës, por as sekret e as i fshehtë. Ka qenë takim i ftuar nga ekipi i kancelares Merkel për palët e mandatuara”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa ditë më parë nga presidenca e Republikës së Kosovës, kanë bërë të ditur se nuk kanë qenë të informuar për takimin e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin.
Në përgjigjen e dhënë për Telegrafin nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, konsiderojnë se takimet të tillat të fshehta nuk i ndihmojnë procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
“Zyra e Presidentit nuk ka qenë e informuar për pjesëmarrjen e një ekipi të kryeministrit në takimin e fshehtë në Berlin dhe po ashtu nuk kemi marrë ende asnjë informacion zyrtar se çfarë është biseduar në këtë takim. Takime të tilla të paparalajmëruara, të fshehta dhe të pakoordinuara, nuk ndihmojnë në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, aq më parë kur tashmë kemi Ekipin Negociator, i cili ka për detyrë negocimin e çfarëdo teme me Serbinë. Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë për obligim kushtetues dhe ligjor që të jenë transparente para qytetarëve të Kosovës për një proces kaq të ndjeshëm dhe të rëndësishëm siç është dialogu Kosovë-Serbi”, është thënë në përgjigjen e dhënë për Telegrafin nga presidenca. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!