LAJMI I FUNDIT:

Presidenca thotë se nuk ishte në dijeni për takimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin

Presidenca thotë se nuk ishte në dijeni për takimin e përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin

Nga presidenca e Republikës së Kosovës, kanë bërë të ditur se nuk kanë qenë të informuara për takimin e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin.

Në përgjigjen e dhënë për Telegrafin nga zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, konsiderojnë se takimet të tillat të fshehta nuk i ndihmojnë procesit të dialogut Kosovë-Serbi.


“Zyra e Presidentit nuk ka qenë e informuar për pjesëmarrjen e një ekipi të kryeministrit në takimin e fshehtë në Berlin dhe po ashtu nuk kemi marrë ende asnjë informacion zyrtar se çfarë është biseduar në këtë takim. Takime të tilla të paparalajmëruara, të fshehta dhe të pakoordinuara, nuk ndihmojnë në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, aq më parë kur tashmë kemi Ekipin Negociator, i cili ka për detyrë negocimin e çfarëdo teme me Serbinë. Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë për obligim kushtetues dhe ligjor që të jenë transparente para qytetarëve të Kosovës për një proces kaq të ndjeshëm dhe të rëndësishëm siç është dialogu Kosovë-Serbi”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Telegrafin nga presidenca.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se takimi i djeshëm në Berlin i përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë nuk ka qenë i fshehtë dhe se për këtë i ka informuar edhe partnerët e koalicionit.

LDK kundër takimeve të fshehta me Serbinë
Lexo po ashtu LDK kundër takimeve të fshehta me Serbinë

Për takimin në Berlin, kanë reaguar edhe tri partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, të cilët e kanë quajtur të papranueshëm një takim të tillë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori