LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për shtyrjen e Samitit të Parisit: Serbia nuk është e gatshme të flas për njohje reciproke

Haradinaj për shtyrjen e Samitit të Parisit: Serbia nuk është e gatshme të flas për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka folur rreth shtyrjes se Samiti të Parisit, i cili ishte paraparë që të mbahet me 1 korrik.

“Në sherr del hajri, e në hajr del sherri,  unë mendoj se është mirë se po qartësohet se çfarë ka mbetur pa u zgjidhur. Takimi i Berlinit, ballafaqimi i delegacioneve të dialogut teknik e ka konfirmuar se e vetmja gjë e cila ka mbetur pa u zgjidhur është njohja reciproke në kufijtë ekzistues, atëherë ne ulemi për dialog, deri atëherë edhe mund të ketë pritje”, ka thënë Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Kryeministri ka theksuar se është hajr që është sqaruar se ka mbetur vetëm njohja reciproke për tu arritur mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa është sherr që shteti serb ende nuk po ulët të bisedojë për njohje.

Analistët flasin për shtyrjen e Samitit të Parisit: Dështim do të ishte nëse takimi do të kishte mesazh turistik
Lexo po ashtu Analistët flasin për shtyrjen e Samitit të Parisit: Dështim do të ishte nëse takimi do të kishte mesazh turistik

Tutje Haradinaj, ka folur edhe për takimin e mbrëmshëm të përfaqësueseve të Qeverisë së Kosovës dhe atyre të Serbisë në Berlin.

“Takimi ishte formal i rregullt, dy delegacionet e dialogut formal janë takuar aty kanë qenë edhe përfaqësuesit nga zyrja e kancerales gjermane, unë i kam informuar për këtë takim partnerët e koalicionit. Serbia akuzon se Kosova nuk i ka zbatuar marrëveshjet që burojnë nga viti 2013, ndërsa ne kemi versionin tonë se sa janë zbatuar ato marrëveshje”.

Haradinaj pohoi se nuk e din pse ka ndodhur shtyrja e Samitit të Parisit, teksa ka shtuar se Kosova është palë serioze dhe se e dinë se çfarë dëshiron./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori