LAJMI I FUNDIT:

Analizë e filmit “Yesterday”: Gjeniu s’ka lidhje me logjikën!

Analizë e filmit “Yesterday”: Gjeniu s’ka lidhje me logjikën!

Komedia e fundit e Richard Curtisit është imagjinatave dhe qesharake – një homazh për grupin The Beatles, shkruan Caryn James. Pjesë të shkrimit të saj, Telegrafi sjell më poshtë.

Richard Curtis i shkruan në mënyrë aq joshëse komeditë romantike – më të njohurat “Four Weddings and a Funeral” dhe “Love Actually” – sa që do të donim që ato të ishin reale. Filmat e tij janë të hareshëm dhe prekës, ndërsa karakteret dhe situatat e tyre janë më interesante se jeta e përditshme.


Filmi “Yesterday” i ka këto cilësi, përveçse këtë herë afera e dashurisë është mes adhuruesve të filmave dhe grupit “The Beatles”. Ndërsa, premisa e çuditshme dhe e qesharake është se një muzikant i pasuksesshëm i rrugëve të Suffolkut, i quajtur Jack Malick, zgjohet një ditë si i vetmi njeri në Tokë që e kujton grupin. Katalogu i krijimtarisë Lennon-McCartney, papritmas është i gjithi i tij.

Aktori Himesh Patel – i cili për audiencat e Britanisë së Madhe njihet nga seria “EastEnders” e që është i panjohur në SHBA – e bën Jackun aq të talentuar sa që shoqja e tij Ellie (Lily James) bëhet menaxhere i tij. Ata nuk e pranojnë simpatinë reciproke, por filmi këtë e bën të qartë për ne.

Kur një ndërprerje e energjisë për pak kohë errëson gjithë botën, Jack goditet nga një makinë dhe shihet në një shtrat spitali. Ditët e mëvonshme, duke mos pasë dhëmbët e përparmë e as pamje tërheqëse, e këndon këngën “Yesterday”. Ellie qan nga ajo këngë e mrekullueshme që supozon se ai shkroi.

Komedia, e mbushur me plot referenca të pop-kulturës, fillon kur Jack përpiqet të zgjidhë konfuzionin. Duke kërkuar “The Beatles” në Google, rezultatet dalin me insekte (disa herë filmi ngacmon me mundësinë që Paul McCartney dhe Ringo Star të shfaqen e ta akuzojnë Jackun për mashtrim). Tash pretendon se muzika e tyre është e tij dhe ecë duke u përpjekur për të kujtuar fjalët e këngës “Eleanor Rigby”.

Komedia kalon një provë vendimtare. Edhe pse reklama e filmit na ofron disa shaka, ato prapë janë qesharake kur shfaqen në ekran. Meera Syal, si nëna e Jackut, ka ritëm të përsosur komik kur me vetëbesim i tregon fqinjit se kënga e re e Jackut quhet “Leave It Be”. Edhe aktorët tjerë mbështetës janë po aq të shkathët dhe të natyrshëm, përfshirë aktorin Sanjeev Bhaskar si babanë e Jackut, dhe aktorin Joel Fry si shokun e tij besnik (Ed Sheeran në film luan një version të vetes, e po ashtu edhe James Corden).

Kur Jack merr një kontratë incizimi që e çon në Los Angeles, Curtis ironizon me drejtuesit dhe këshilltarët kur përpiqen të plasojnë gjeniun e ri në treg. Sheeran sugjeron se “Hey, Dude” (kënga “Hey Jude”) është përmirësim në lirikën origjinale të Jackut. Ndaj, filmi kështu tregon se gjenialiteti nuk ka të bëjë me logjikën.

Çuditërisht për një film të Curtisit, pjesa më e dobët këtu është komploti romantik midis Elliet dhe Jackut. Por, edhe pse romanca çalon, pjesa Beatles te “Yesterday” është mjaft e mjaftueshme për ta mbajtur filmin.

Çdo Krishtlindje, rrjeti Twitter “shpërthen” nga debatet për filmin “Love Actually”, me ata që e adhurojnë dhe të tjerët që mendojnë se është plagë e civilizimit. Por, Curtis gjithmonë ka mbështetur sentimentalizmin duke krijuar skenarë që shkëlqejnë nga zgjuarsia. Ndaj, nëse jeni në mesin e shikuesve që i perceptojnë filmat e tij shumë të ëmbël, gjithçka që mund të shtoj për “Yesterday” është: zgjedhja është e juaja! /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA

LAMTUMIRË VËNDET E MIJA

Poezi
PAS VDEKJES SIME

PAS VDEKJES SIME

Poezi
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
“Dhoma e gjumit” e van Goghut

“Dhoma e gjumit” e van Goghut

Piktura
Çfarë është kultura?

Çfarë është kultura?

Kulture
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Kalo në kategori