LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Blerand Stavileci jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtinës

Zyrtare: Blerand Stavileci jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtinës

Blerand Stavileci ka dhënë dorëheqje zyrtarisht nga pozita e kryetarit të klubit të KB Prishtinës.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti që mbante, për shkak të ndryshimeve që kanë ndodhur në ligje.


Stavileci ka uruar Prishtinën si në arenën vendore, ashtu edhe në atë ndërkombëtare, duke shtuar se kanë bërë punë të madhe ndër vite për t’i arritur sukseset.

Më poshtë mund ta gjeni statusin e plotë të tij në lidhje me dorëheqjen nga posti i kryetarit të klubit:

Të dua Prishtinë,

Ju dua shokë e Plisa,

Ju pafsha gjithmonë kështu, të buzëqeshur e të lumtur me fitoret dhe sukseset e klubit tonë të zemrës,

por ne kemi obligim ta respektojmë Ligjin si qytetarë të ndershëm e të përgjegjshëm të vendit tonë.

I njëjti Ligj që dikur ma mundësonte mbajtjen e pozitës së Kryetarit të klubit, sot ma pamundëson si rezultat i ndryshimeve që kanë pësuar dispozitat ligjore.

Prandaj, sot, ofrova dorëheqjen nga ky post, me keqardhje të madhe e krenari të jashtëzakonshme njëkohësisht.

Jam i bindur që Prishtina jonë do të vazhdojë edhe më fuqishëm edhe më suksesshëm!

Në vazhdim gjeni tekstin e dorëheqjes sime drejtuar anëtarëve të Bordit Drejtues dhe të Kuvendit të Klubit të Basketbollit Prishtina:

Të nderuar anëtarë të Bordit Drejtues,

Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Klubit të Basketbollit Prishtina,

Të dashur kolegë,

Me keqardhje ju njoftoj se duhet të dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të KB Prishtina, për shkak të Ligjit të ri për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, i hyrë në fuqi kohë më parë, më saktësisht siç e precizon Neni 14 Paragrafi i Parë, i cili shfuqizoi Ligjin e vjetër, më saktësisht Nenin 11 Paragrafi i Parë, i cili asokohe ma mundësonte që të mbaja edhe pozitën e zyrtarit të lartë publik edhe atë të Kryetarit të Klubit si Organizatë Joqeveritare.

Nuk qenka aspak e lehtë të Ju drejtohem në këtë mënyrë, sepse deri më tani pothuajse gjithmonë Ju jam drejtuar për t’Ju komunikuar lajme të mira dhe vendime të mëdha strategjike lidhur me të ardhmen e klubit tonë, për të cilin kemi investuar shumë.

Klubi Im dhe i Juaji i Zemrës në gjithë këto vite është bërë një brend i njohur dhe i respektuar ndërkombëtarisht, duke na bërë krenarë si në Kosovë ashtu dhe në Europë. Jemi bërë sinonim i fitoreve dhe sukseseve. Vetëm në këto 6 vjetët e fundit ne kemi arritur të fitojmë plot 56 trofe. Vlera e tyre ishte po aq e madhe sa edhe ndjenja e të bërit krenarë me mijëra e mijëra shqiptarë anekënd botës.

Sidoqoftë, gjatë kryerjes së funksioneve publike, përveç përgjegjësive dhe detyrave primare që kemi lidhur me fushëveprimtarinë e klubit, mbi të gjitha, duhet t’i respektojmë ligjet e shtetit tonë, mbase edhe për të dhënë shembull se si duhet të funksionojmë. Së pari Ligji, respektimi i tij, dhe pastaj vinë të tjerat.

Dua të besoj fuqishëm që Klubi jonë do ta vazhdojë rrugëtimin e suksesit. Unë, si gjithmonë, do të jem përkrahësi më i madh i tij.

Siç e thonë tifozët tanë më të mirë, Plisat:

Një Jetë, Një Prishtinë!

Duke Ju falënderuar të gjithëve për mbështetjen dhe bashkëpunimin,

Do të mbetem përjetësisht i Juaji,

Përjetësisht Bardhekaltër! /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori