LAJMI I FUNDIT:

Meksika miraton marrëveshjen tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë

Meksika miraton marrëveshjen tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë

Pas disa muaj të negociatave intensive, parlamenti i Meksikës ka miratuar marrëveshjen e re të tregtisë SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA).

“Marrëveshja e USMCA-së u miratua. Meksika merr timonin, me shenja të qarta se ekonomia jonë është treg i hapur”, shkroi në Twitter, Jesus Seade, nënsekretari i Jashtëm meksikan dhe negociatori tregtar i USMCA-së.

Seade shprehu shpresë se partnerët e tjerë do të ndjekin shembullin e interesit të një “Amerike Veriore të fuqishme me rregulla të qarta duke qenë stabile dhe konkurruese për investime”.


Një fotografi e postuar nga Saede tregon se marrëveshja u miratua në Parlament me 114 vota për, katër kundër dhe tre abstenime.

SHBA dhe Kanadaja arrijnë marrëveshje për të përmirësuar NAFTA-në
Lexo po ashtu SHBA dhe Kanadaja arrijnë marrëveshje për të përmirësuar NAFTA-në

Blloku tregtar trilateral do të quhet USMCA, në vend të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), e cila ishte kusht i administratës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Pas marrjes së detyrës në muajin janar të vitit 2017, Trump kërkoi zëvendësimin e marrëveshjes 25-vjeçare NAFTA, duke e quajtur atë “marrëveshje më të keqe tregtare që është nënshkruar ndonjëherë”.

Në shtator të vitit 2018, udhëheqësit e Kanadasë, Meksikës dhe SHBA-ve arritën një marrëveshje për të zëvendësuar NAFTA-n me USMCA-në. /Telegrafi/