LAJMI I FUNDIT:

Pogba thuhet se i ka telefonuar Sarrit për ta transferuar te Juventusi

Pogba thuhet se i ka telefonuar Sarrit për ta transferuar te Juventusi

Raportohet se Paul Pogba i ka telefonuar trajnerit të Juventusit, Maurizio Sarri, duke i thënë se dëshiron të luajë nën urdhrat e tij në Torino.

Tuttosport raporton se mesfushori francez është duke e kërkuar me ngulm rikthimin te Zonja e Vjetër, pas vetëm tri vitesh largimi nga Allianz Stadium.


Javën e kaluar, 26-vjeçari ka thënë për mediat në Tokio se dëshiron të largohet nga Manchester United në këtë verë, derisa iu referuar se ka ardhur koha për një aventurë të re.

Paul Pogba (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Për mua, kam qenë tre vjet në Manchester dhe kam bërë shumë; disa momente të mira dhe disa momente të këqija, si të gjithë. Ashtu si kudo tjetër”, ka thënë Pogba.

Pogba e konfirmon: Mund të largohem nga Unitedi, koha për një sfidë të re
Lexo po ashtu Pogba e konfirmon: Mund të largohem nga Unitedi, koha për një sfidë të re

“Pas këtij sezoni dhe gjithçka që ndodhi këtë sezon, edhe pse ishte i imi më i miri … Mendoj se mund të jetë një kohë e mirë për të pasur një sfidë të re diku tjetër”, ka shtuar më tej mesfushori.

Pogba kaloi në Torino si transferim i lirë në vitin 2012, derisa ka fituar katër tituj të Serie A dhe dy Kupa të Italisë, para se të rikthehej në vitin 2016 te Manchester Unitedi për 105 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori