Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot gjatë ditës në takim ambasadorët e disa prej vendeve anëtarë të nismës rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Republika e Kosovës nga 8 korriku 2019 do të marr kryesimin e nismës rajonale të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), është e rëndësishme të theksohet se kjo po ndodh në të njëjtin vit kur Kosova tashmë ka kryesimin me Fondin e Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe me Iniciativën Rajonale të Migracionit, Azilit dhe Refugjatëve (MARRI).
Pacolli vlerësoi se SEECP gjatë kryesimit të Kosovës në detyrë do të zhvillohet më tej si një shprehje e solidaritetit dhe përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis tyre dhe shteteve dhe strukturave tjera euroatlantike, transmeton Telegrafi.
“Ne jemi të vetëdijshëm se do të ketë vëmendje shtesë ndaj Kosovës dhe rajonit në përgjithësi gjatë kryesisë tonë në SEECP. Unë jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që do të kemi për shkak të marrëdhënieve të Kosovës me disa nga anëtarët”, tha ministri Pacolli, duke shtuar se ideja dhe synimi i Kosovës është që të përballojë këtë vëmendje në një mënyrë pozitive.
Pacolli, po ashtu, potencoi se Kosova është e vendosur të prodhoj lajme pozitive jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, gjatë kryesimit me SEECP.
Ai bëri të ditur të pranishmëve se prioritetet e Republikës së Kosovës do të jenë promovimi i kulturës dhe artistëve të rinj, si dhe të trashëgimia kulturore dhe harmonia fetare.
Vendet anëtarë të SEECP janë Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Bullgaria, Greqia, Moldavia dhe Rumania.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City