LAJMI I FUNDIT:

Raketa hipersonike që lëviz me 7,400 kilometra në orë

Raketa hipersonike që lëviz me 7,400 kilometra në orë

Raketa hipersonike me shpejtësi 5 herë më e lartë sa e zërit

Prodhuesit amerikanë të armëve Raytheon dhe Northrop Grumman po projektojnë një raketë hipersonike që mund të udhëtojë në shpejtësi prej 7,400 kilometra në orë me një motor të bërë nga një printer 3D.

Projekti do të përdorë teknologjinë e motorit të Northrop-it, i cili përdor shpejtësinë e lartë të automjetit për të mundësuar fluturim të qëndrueshëm me shpejtësi hipersonike. Megjithëse grupi shpreson të arrijë shpejtësinë prej 7,400 kilometra në orë.


Armët hiperosnike udhëtojnë në atmosferën e sipërme me shpejtësi më shumë se pesë herë sa shpejtësia e zërit ose rreth 3.853 kilometra në orë.

Thomas Bussing, zëvendëspresident i sistemeve të avancuara të raketave të Raytheon, i tha Telegrafit se ata kanë ‘planifikuar një test fluturimi në të ardhmen e afërt, ku do të fillojmë të fluturojmë me këtë klas të veçantë të sistemit të armëve’.

Pentagoni planifikon të shpenzojë miliarda dollarë për zhvillimin e armëve hipersonike në vitet e ardhshme, ndërsa Rusia dhe Kina punojnë në aftësi të ngjashme. Disa krijues të armëve po konkurrojnë ekipin Raytheon dhe Northrop. /tch/