LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli dhe Prishtina mësojnë kundërshtarët e mundshëm pas fazës paraeliminatore në Evropë – emra të mëdhenj mund të vijnë në Kosovë

Feronikeli dhe Prishtina mësojnë kundërshtarët e mundshëm pas fazës paraeliminatore në Evropë – emra të mëdhenj mund të vijnë në Kosovë

Feronikeli dhe Prishtina si kampion dhe nënkampion do ta prezantojnë Kosovën në garat ndërkombëtare këtë vit.

Feronikeli do të luajë në raundi paraelimnator të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Prishtinë nga 25 deri më 28 qershor.

Kundërshtari i parë është Lincoln Red Imps. Në grup bëjnë pjesë edhe Tre Penne dhe FC Santa Coloma.


Fituesi i këtyre ekipeve, që mund të jetë edhe Feronikeli do të takohen me BATE Borisov, Maribor, Rosenborg, HJK Helsinki, Dundalk dhe The Neë Saints në raundin e parë eliminator.

Shorti hidhet pas fazës së parë paraeliminatore, ndërsa ndeshjet zhvillohen mes 9/10 dhe 16/17 korrik.


Liga e Kampionëve, kundërshtarët e Feronikelit

Grupi 3 (skuadrat lartë janë kryesore)

BATE Borisov (Bjellorusi)

Maribor (Slloveni)

Rosenborg (Norvegji)

HJK Helsinki (Finlandë)

Dundalk (Irlandë)

The New Saints (Uells)

Fituesi e raundit paraeliminator (Feronikeli bën pjesë)

Piast Gliwice (POL)

Valur Reykjavík (ISL)

Linfield (NIR)

HB Tórshavn (FRO)

Riga (LVA)


Në anë tjetër Prishtina që merr pjesë në Ligën e Evropës ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj St Joseph’s.

Me 27 qershor zhvillohet ndeshja e parë në kryeqytet.

Por në rast nëse Prishtina kalon tutje atëherë pritet të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë.

Në shortin që pritet të hidhet nesër kundërshtarët e Prishtinës janë këta: Rangers nga Skocia, Brondby nga Danimarka, skuadër kjo ku luan Besar Halimi, Cork i Irlandës, Molde nga Norvegjia dhe Crusaders nga Irlanda e Veriut.


Liga e Evropës, kundërshtarët e Prishtinës

Grupi 4 (skuadrat e theksuara janë bartëse)

Rangers (Skoci)

Brøndby (Danimarkë)

Cork (Irlandë)

Molde (Norvegji)

Crusaders (Irlandë e Veriut)

Progrès Niederkorn (Luksemburg)/Cardiff Metropolitan University (Uells)

B36 (Ishujt Faroe)

Inter Turku (Finlandë)

KR (Islandë)

Prishtina (Kosovë)/St Joseph’s (Gjilbraltar)


Prishtina e ka kalua sezonin e shkuar turin paraeliminator. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi harron Rodrin - shkon me të gjitha forcat për lojtarin

Real Madridi harron Rodrin - shkon me të gjitha forcat për lojtarin "e paprekshëm" të Man Cityt

La Liga
Hansi Flick emëron një lojtar më të mirë se Lamine Yamal tani për tani

Hansi Flick emëron një lojtar më të mirë se Lamine Yamal tani për tani

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit

Ylli i Bayern Munichut i thotë ‘po’ Real Madridit

Ndërkombëtare
Tyson ka shpenzuar tashmë më shumë se gjysmën e të ardhurave të tij nga lufta e fundit - amerikanët zbuluan se në çfarë

Tyson ka shpenzuar tashmë më shumë se gjysmën e të ardhurave të tij nga lufta e fundit - amerikanët zbuluan se në çfarë

Boks
Amorim dëshiron ta zëvendësojë Casemiron me yllin e rivalit nga Liga Premier

Amorim dëshiron ta zëvendësojë Casemiron me yllin e rivalit nga Liga Premier

Premier League
Kalo në kategori