LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët ankohen se parku në Pejë nuk po mirëmbahet, Komuna premton zgjidhje të problemit (Video)

Qytetarët ankohen se parku në Pejë nuk po mirëmbahet, Komuna premton zgjidhje të problemit (Video)

Parku në Pejë konsiderohet të jetë parku më i madh dhe më i pasur me gjelbërim në Kosovë, por mos kujdesi ndaj tij po shkakton pakënaqësi te qytetarët. Komuna e Pejës bën një premtim.

Parku i madh i qytetit të Pejës kohëve të fundit nuk është duke u mirëmbajtur.

Regjep Pergjegjaj dashamirë i natyrës ka thënë se parku i qytetit në Pejë nuk është në gjendje siç ka qenë në të kaluarën.


“Parku është shumë i mirë për banorët e këtij vendi. Është shumë i mirë për të ecur pasi është natyra shumë e mirë. Por mirëmbajtja nuk është në nivel. Këtë ajër të mirë po e prishin qentë. Duhet larguar këta qen nga këtu do të ishte mirë. Edhe ky bari do ishte mirë të kositet”, tha për RTV Dukagjinin, Regjep Pergjegjaj.

Qytetari shton se kjo situatë po i bënë qytetaret të ndihen keq për mënyrën se si po trajtohet ky park nga autoritetet.

Në anën tjetër kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka sqaruar se arsyet e vonesës së pastrimit kanë qenë teknike, por siç thotë ai, javën e ardhshme parku do të pastrohet në tërësi.

“E vërtetë që bari nuk është prerë, por besojmë se këtë javë do të fillojmë dhe ta largojmë barin nga parku i madh”, tha për emisionin “Zyra e Ankesave”, Gazmend Muhaxheri.

Regjepi por edhe shumë qytetarë tjerë kanë thënë se në Parkun e Qytetit ka pemë të prishura si dhe degë të dëmtuara që mund të bien në çdo moment./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori